LAJMI I FUNDIT:

Ohri, Struga dhe Pogradeci do të lidhen me një linjë të rregullt të anijes

Ohri, Struga dhe Pogradeci do të lidhen me një linjë të rregullt të anijes

Ohri, Struga dhe Pogradeci do të lidhen me një linjë të rregullt të anijes përmes Liqenit të Ohrit në kuadër të programit për bashkëpunimit ndërkufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë 2014-2020, përmes Instrumentit për ndihmën para-anëtarësimit IPA 2.

Projektin “Liqeni i Ohrit – tejkalimi i dy vendeve në një destinacion” e paralajmëroi sot Komuna e Strugës, ndërsa qëllimi, siç vuri në dukje kryetari Ramiz Merko, është lidhja e dy vendeve përmes Liqenit të Ohrit, zhvillimi i turizmit dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore në qytetet kufitare.

“Qytetarët nga të dy vendet dhe turistët, përmes linjave të rregullta të anijes në dy vendkalime kufitare do të kenë mundësinë të vizitojnë disa destinacione turistike, të cilat janë themele të trashëgimisë kulturore në këto dy zona ndërkufitare”, tha Merko.


Për realizimin e projektit, theksoi, para së gjithash, duhet të sigurohet infrastruktura e duhur, ndërsa do të vëzhgohet edhe aspekti ekologjik, përkatësisht është planifikuar të furnizohen anije që do të punojnë në energjinë diellore.

“Transporti liqenor, por edhe turizmi duhet të kenë një perspektivë të gjelbër dhe të jenë të orientuar drejt burimeve alternative të energjisë, kështu që ne besuam se furnizimi i dy anijeve, të cilat do të funksionojnë me energji diellore do të japë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit për ta ruajtur mjedisin jetësor dhe promovimin e ofertës turistike në këto zona”, tha Merko.

Projekti, siç theksooi Komuna e Strugës, do të mbështetet nga Komisioni Evropian me dy milionë euro.

Me një propozim të tillë vitet e kalaura doli edhe Shoqata e Hotelierëve të Maqedonisë, tëë cilët kërkuan lidhjen e tre qyteteve kufitare me linja të rregullta të anijës, të cilat do ta ruajnë aspektin mjedisor dhe do të mundësojnë ofertë më të madhe turistike.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori