Ohër, qëllon me kallash në lokal

Sipas SPB-së, mbrëmë rreth orës 23.50 minuta, B.P. kë shtënë në lokalin kabare “Beko” në Ohër me armë zjarri-pushkë automatike të tipit “Kallashnikov”, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
Dy të pandehurit, ka mbërritur në lokalin “Beko” rreth orës 22.30 dhe kanë kërkuar që të shërbehen me alkool. Pas pak, B.P. ka filluar të prishë rendin dhe qetësinë në lokal ndaj pronari ka kërkuar që personi në fjalë ta braktisë lokalin.
I revoltuar nga ky veprim, B.P dhe shoqëruesi i tij kanë shkuar me veturë në shtëpinë e tij dhe kanë marrë pushkën automatike të tipit “Kallashnikov” dhe një revole të cilat sipas SPB-së i ka poseduar pa leje dhe kanë ardhur përsëri në lokalin “Beko” ku ka shtënë disa herë brenda në lokal, transmetojnë mediat.
Me intervenim të shpejtë të pjesëtarëve të policisë është shmangur ndonjë incident më i madh, ndërsa dy të pandehurit janë privuar, me ç’rast janë konfiskuar pushka automatike dhe një revole dhe një sasi e konsideruar e fishekëve të kalibrit 7.62 mm. Gjatë bastisjes së veturës së B.P. të tipit “Ford mondeo”, janë gjetur edhe 68 fishekë pot ë njëjtit kalibër, të cilët bashkë me armët janë dërguar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup. /Telegrafi/




















































