Matthew Karnitschnig
Selia e qeverisë në Berlin ishte e mbushur me spekulime këtë javë, në lidhje me “K-Frage”, një lojë e kahershme sallonesh politike, me pyetjen nëse Angela Merkeli do të kërkojë të kandidojë edhe një herë si kancelare e Gjermanisë. Ndonëse pak kush e vë seriozisht në dyshim se Merkeli e do një shans për një mandat të katërt, grindjet në prapaskenë në aleancën e saj konservatore, në lidhje me kohën e bërjes së një shpalljeje të tillë, kanë ushqyer teoritë për një Plan B.
Edhe në një kohë kur aleatët dhe kundërshtarët e saj, analizojnë imtësisht deklaratat publike dhe gjuhën e trupit, në kërkim të shenjave të planeve të saj, Merkeli, ashtu heshturazi, ka nisur të hedhë themelet për një tjetër mandat 4-vjeçar, thonë aleatët e saj politikë. Një pyetje shumë e dëgjuar tashmë, po mbizotëron në këto diskutime: Si të ndreqet Evropa?
Nëse Merkeli e ka kaluar pjesën më të madhe në detyrë, duke shuar zjarret nëpër kontinent, që nga kriza financiare, tek Greqia dhe prurjet e refugjatëve, mandati i saj i radhës, dhe me shumë gjasë i fundit, do të fokusohej në një temë që çdo udhëheqës e ka shumë për zemër – trashëgimia. Sigurimi i atij vendi në histori, do të varet në një pjesë të madhe, nga suksesi i Merkelit në vendosjen e Evropës mbi një terren më të qëndrueshëm.
Një kombinim i dobësisë ekonomike dhe përshtypja e përhapur se Brukseli dhe/ose Berlini duhet të fajësohen për problemet e shteteve anëtare e ka gërryer besimin tek blloku, duke nxitur kështu lëvizjet populiste nga Spanja, në Suedi. Nëse BE vazhdon të pështillet në vitet që do të vijnë, Merkeli, figura dominuese politike e kontinentit, do të mbahet mend si udhëheqësja që humbi Evropën.
Ndërkohë që Berlini beson se Evropa ka bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e kuadrit të saj rregullator dhe përgatitur për tronditje të tilla si kriza e borxheve, ekipi i Merkelit pranon gjithashtu se ka shumë për t’u bërë, me qëllim rikthimin e besimit tek BE-ja. Brexit, thonë ata, mund të jetë katalizatori për ta përmbysur tendencën. “Në Berlin, njerëzit e kuptojnë se është e rëndësishme të rroket ky moment, sepse mund të mos vijë më”, thotë Josef Janning, kreu i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin. “Koha nuk është në anën e integrimit, por regresit”.
Që Merkeli e di se ka kohë të kufizuar për të vepruar, kjo u bë e qartë javën e kaluar, kur kancelarja u takua me 15 udhëheqës evropianë, në një përpjekje për të filluar ndërtimin e konsensusit në fusha kyçe. Diplomacia e vajtje-ardhjeve, që e shpuri Kancelaren nga një aeroplanmbajtëse italiane, deri në Talin, dhe në disa pika mes këtyre dy vendeve, ishte pjesërisht një ushtrim për ndërtim besimi, përpara samitit informal të këtij muaji në Bratislavë.
Një ankesë e përbashkët mes anëtarëve më të vegjël të Evropës është se vendet e mëdhenj, të udhëhequr nga Berlini, i injorojnë ata në procesin e vendim-marrjes në BE. Kjo frikë ka forcuar blloqe të ndryshme rajonale brenda BE-së, si Skandinavia, Balltiket, apo i ashtuquajturi Grupi i Vishegradit me shtetet e Evropës Qendrore.
Në të vërtetë, ishte një refuzim i përbashkët i politikës së Merkelit për refugjatët, që çoi në rilindjen kohët të fundit të grupit të Vishegradit.
Në Gjermani, kthimi i Merkelit nga Evropa Lindore u pa gjerësisht si një dështim, për arsye se ajo nuk i bindi shtetet që të pranojnë refugjatë. Megjithatë, ky nuk ishte asnjëherë plani i saj. Duke e ditur se vende si Polonia dhe Hungaria nuk do të sprapsen, udhëheqësja gjermane i fokusoi bisedimet në fusha ku mbizotëron konsensusi, sidomos si të përmirësojë sigurinë me më shumë ndarje informacionesh zbulimi, duke siguruar kufijtë e BE-së dhe ruajtur paktin e refugjatëve me Turqinë.
Një tjetër fushë mirëkuptimi: Brexit. Ashtu si Gjermania, vendet e Evropës Lindore kanë shumë pak interes për të ndjekur një qasje ndëshkuese ndaj Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë që Berlini dëshiron të ruajë investimet masive të kompanive gjermane si Siemens dhe BMW kanë në Mbretërinë e Bashkuar, shtetet e Evropës Lindore si Polonia dhe Rumania duan të mbrojnë statusin e shtetasve të tyre atje, si dhe remitencat që ata dërgojnë në shtëpi.
“Qëllimi i Merkelit këtu ishte që të riparonte lidhjet e Berlinit me Evropën Lindore, të cilat ishin tensionuar disi prej krizës së refugjatëve”, thotë Joerg Forbrig, një analist në German Marshall Fund në Berlin. “Kjo është e rëndësishme për atmosferën brenda BE-së”.
Ofensiva diplomatike e Merkelit ishte gjithashtu shenjë se me Mbretërinë e Bashkuar jashtë procesit të vendim-marrjes, ajo do të përpiqet të ndërtojë koalicione më të gjerë për çështje të rëndësishme. Ajo nuk beson më se Gjermania dhe Franca, qoftë edhe bashkë me Italinë, e cila u është bashkuar në takimet e fundit, mund të veprojnë si motori i BE-së, thonë analistët. Përveç humbjes së ndikimit ekonomik në Francë dhe Itali vitet e fundit, pozicioni i Merkelit në fushat kyçe, sidomos politika ekonomike dhe fiskale, është shpesh herë shumë larg pozicioneve të Parisit dhe Romës.
Për Merkelin, takimet mes treshes janë po aq shumë për t’u vënë fre shpresave të francezëve dhe italianëve për të qenë më të lirë për të bërë shpenzime, sa edhe për përcaktimin e agjendës së BE-së. “Ajo nuk po përpiqet t’i afrojë në rrugën e asaj, por po përpiqet t’i pengojë që të ‘marrin kot’”, thotë Janning.
Për udhëheqësen gjermane, samiti i Bratislavës shënon fillimin e asaj që premton të jetë një detyrë e vështirë e rikthimit të besimit në BE, një besim i dëmtuar prej udhëheqjes së dobët dhe agjendave kombëtare konkurruese mes tyre.
Ndërkohë që edhe kritikët e saj thonë se ajo është e vetmja udhëheqëse me staturën për t’u marrë me katalogun e sëmundjeve të blkokut, ata ankohen gjithashtu se dominimi politik dhe ekonomik i Gjermanisë është në rrënjë të shumë prej problemeve të Bashkimit Evropian.
Edhe me kohën që kalon, Merkeli – gjithmonë fizikania – këmbëngul që Evropa duhet të studiojë problemin, përpara se të veprojë. “AJo që duhet të bëjmë, është që të vetëdijesohemi se ku jemi”, tha ajo këtë javë në një intervistë për një televizion gjerman. “Në vend që të nxitojmë për të vepruar, duhet të mendojmë me qetësi”. /politico.eu/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës