OEMVP: Ligji i paralajmëruar për tregtinë jokorrekte, me standarde të dyfishta

“Propozim ligji për tregti jo korrekte për dikë nënë e për dikë njerkë”, reagojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore duke thënë se shteti duhet të lërë tregun e lirë dhe mos të ndërhyjë. Disa nga vërejtjet e OEMVP-së janë lidhur me përfitimet e mundshme të distributorëve në zinxhirin e tregut në shitjen me pakicë, ndërsa mund të dëmtohen prodhuesit dhe tregtuesit e produkteve ushqimore. Kreu i kësaj Ode, Mendi Qyra tha se shteti ka ndërmarr hapa të gabuar me masa për të rregulluar tregun.
“Nuk pajtohemi me kufizimet nga Qeveria, sepse do të dëmtojnë një palë dhe do të lehtësoj palën tjetër, do të dëmtoj prodhuesit dh elehtësoj tregtarët ose anasjelltas, varet çfarë masa do të marrin. Qëndrojmë në atë që të vazhdoj kjo formë e veprimit që të mos ndikoj qeveria me masa e mekanizma të tjerë, përndryshe fitimi do të jetë aq sa e përcakton tregu i lirë përmes ofertës dhe kërkesës”, tha Mendi Qyra, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Se politika po ndërhynë në çështjet ekonomike, janë të mendimit edhe nga Oda Ekonomike. Kristofer Sanders, këshilltar në këtë Odë tha se edhe investitorët e huaj mund të heqin interesimin nga masat që përkufizojnë fitimin me ligj. Sanders tha se politikat e gabuara po shkatërrojnë vizionin e biznesit, duke thënë se Maqedonia është një treg i vogël dhe shumë i varur nga importi i mallrave.
“Patjetër duhet të kesh një vizion real se ku po shkon, përgjegjësi të përcaktuara dhe një strategji që do të zbatohet dhe këto janë mjete shumë të thjeshta biznesi. Por fatkeqësisht, politika në këtë rajon i shkel të gjitha këto aspekte. Si prisni që ndonjë kompani të investojë këtu kur aspirata e vetme e njerëzve është të bëhen anëtarë të BE-së? Sa njerëz do të largohen nga ky vend sapo të ndodhë kjo? Ku janë punëtorët në të ardhmen kur kjo të ndodhë?”, deklaroi Kristofer Sanders, Këshilltar i posaçëm në Odën Ekonomike të Maqedonisë.
Autoritetet thanë se gjatë kësaj jave do ti shqyrtojnë të gjitha vërejtët e bëra nga Odat ekonomike lidhur me propozim ligjin për tregti jo korrekte. Me ngritjen enorme të çmimeve të produkteve ushqimore gjatë krizës prej prodhuesve dhe tregtarëve, nga Ministria Ekonomisë dolën me një draft që fitimi të kufizohet maksimum 10% dhe të eliminohen praktikat jo korrekte që do të monopolizonin tregun. Ky propozim pritet që të merr dritë jeshile në Qeveri dhe pastaj të procedohet në Kuvend për miratim me flamur evropian deri në fund të këtij viti, në mënyrë që me shkrirjen e çmimeve ushqimore të mos shtrenjtohen sërish pas vitit të ri, por masat të zëvendësohen më këtë ligj të ri, thonë autoritetet. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Polaku tentoi të ikte nga Shqipëria me mijëra euro të padeklaruara, i sekuestrohen

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit