OEMVP prezanton platformën ekonomike para BDI-së: Parimet e platformës janë ulja e papunësisë, transparenca dhe llogaridhënia

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) sot ka pritur në takim partinë politike Bashkimi Demokratik për Integrim, e kryesuar nga Ali Ahmeti.
Nga OEMVP thonë se duke u nisur nga tradita e OEMVP-së që të realizojë takime pune me të gjitha partitë politike në vend, Platforma ekonomike për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përgatitur nga vetë oda prezantohet dhe ajo njëkohësisht shpalos pikat kryesore kah të cilat duhet të korrigjohen politikat apo masat që i ndërmerr Qeveria në lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit.
“Platforma ekonomike e propozuar u prezantua para BDI-së. Kjo platformë pasqyron gjendjen reale të sektorëve në të cilët duhet të ketë përmirësim dhe inkuadrim të odave ekonomike në të gjitha fushat që prekin bizneset. Parimet themelore të kësaj platforme janë: transparenca dhe llogaridhënia, zvogëlim i zhvillimit të pabarabartë ekonomik, ulja e papunësisë dhe të tjera. Theks i veçantë në masat kryesore të propozuara në këtë platformë vendohet në: zonën e Vizbegut, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, Kodra e Diellit, hapja e terminalit doganor në Jazhincë dhe të ngjashme”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.
“Në prag të periudhës parazgjedhore si praktikë dhe traditë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore mbajtëm takim konsultativ me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ne si Odë Ekonomike në vazhdimësi por edhe në strategjinë tonë kemi bashkëpunimin dhe dialogun me të gjitha partitë politike dhe me shpresë që partia që do të jetë pjesë e Qeverisë do të vazhdon bashkëpunimin dhe do të kemi një fokus të veçantë në ekonominë e vendit”, theksoi Nebi Hoxha.
“Ishte kënaqësi takimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore me çka për çështje substanciale nuk ka dallime mes Odës dhe Programit ekonomik të Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe një herë apelova tek Oda për komunikim, për bashkëpunim, për ide në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit kështu që mbetet që të gjitha çështjet që janë ngritur të integrohen brenda një programi të dakorduar nga palët”, u shpreh Ali Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?