LAJMI I FUNDIT:

OEK-u dhe EYE me memorandum për përmirësimin e klimës së biznesit

OEK-u dhe EYE me memorandum për përmirësimin e klimës së biznesit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Enhancing Youth Employment (EYE) nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi reciprok.

Qëllimi i këtij memorandumi është për të forcuar bashkëpunimin në mes palëve nënshkruese që bien dakord për të koordinuar përpjekjet për çështje dhe aktivitete themelore të përbashkëta dhe për të shtyerë përpara ndryshimet e nevojshme në përmirësimin e klimës së biznesit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Objektivat kryesore të këtij memorandumi janë përmirësimi i vazhdueshëm organizativ, mbështetja e konkurrencës së sektorit privat përmes rritjes së eksportit dhe investimeve në lidhje me shërbimet e zhvillimit të biznesit, mbështetja e rritjes së punësimit duke harmonizuar nevojat e tregut me programet e ndryshme të arsimimit dhe trajnimeve, mbështetja në transformimin e qendrës së trajnimit të KEK-ut në një qendër trajnimi kombëtare dhe rajonale dhe shumë objektiva të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e fushëveprimtarisë së sektorit privat në Kosovë.


Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore për krijimin e kushteve adekuate në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori