LAJMI I FUNDIT:

OEK: Të themelohen shpejtë institucionet

OEK: Të themelohen shpejtë institucionet

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në cilësinë e përfaqësueses me të madhe të interesave të komunitetit të biznesit, përgëzon të gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e rendit dhe sigurisë, si dhe partitë politike, për një proces të qetë dhe demokratik zgjedhor. Ne besojmë fuqishëm që forcimi i demokracisë ndikon fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke u bazuar në praktikat negative të viti 2014, pas një bllokade 9 mujore të konstituimit të institucioneve shtetërore, në bëjmë thirrje për të gjithë akterët politikë, të angazhohen për konstituim të shpejtë të institucioneve, në mënyrë që proceset politike të mos bëhen pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Çdo vonesë në konstituimin e institucioneve ka ndikime jashtëzakonisht negative në aktivitetin e sektorit privat dhe do të sjell pasoja të pariparueshme në të gjithë indikatorët makroekonomikë. Rëndësia e proceseve të integrimit rajonal, përfshirë Procesin e Berlinit, projektet e rëndësishme energjetike për vendin dhe rajonit, investimet e huaja direkte në përgjithësi, janë arsye e mjaftueshme për veprim të shpejtë në krijimin e institucioneve stabile dhe të orientuara fuqishëm drejt zhvillimit ekonomik të vendit. Vendi ka nevojë për vendimmarrje që garanton siguri për investitorët, liberalizim të vizave, rritje të punësimit dhe aftësinë konkurruese të ekonomisë vendore. Në të kundërtën rrezikojmë të shendohemi në “vrimë të zezë” dhe të izoluar plotësisht nga procesi i integrimeve evropiane”, thekson njoftimi i OEK-ut për media. /Telegrafi/