Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se problemet me të cilat janë përballur ndërmarrjet turistike kohëve të fundit në Durrës tashmë janë tejkaluar.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gerxhaliu, në një konferencë për media, ka thënë se problemet me të cilat janë përballur turistët kosovarë në Shqipëri janë rezultat i mosmarrëveshjes me Shqipërinë dhe se ky problem nuk është i vetmi me të cilin bizneset kosovare po përballen me shtetin shqiptar, raporton Ekonomia Online.
“Duhet të avancohet dialogu më konstruktiv në raport me bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë. Po na ndodhin në mënyrë kronologjike sfida dhe peripeci të tilla, qoftë me eksportin e produkteve nga Kosova qoftë edhe me shërbime por tani edhe me vizitorë. Besoj që Kosova meriton një tretman më të veçantë, këtë bazuar në faktin që jemi dy shtete të një populli të ndarë dhe në qoftë se këto sfida na përcjellin neve atëherë çfarë do të jetë ardhmëria në drejtimin tonë drejt familjes evropiane”, tha Gërxhaliu.
Ai ka thënë se duke pas parasysh që Shqipëria përfiton rreth 500 milionë euro çdo vit nga turistët kosovarë, duhet t’i trajtojë dhe respektojë më mirë.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se janë takuar me përfaqësues të qytetit të Durrësit dhe se iu është premtuar se një problem i tillë nuk do të përsëritet më.
“Kjo ka ardhur si shkak i mosdialogut të shoqatave që kanë vepruar më herët. Nga sot të gjithë autobusët e Kosovës janë të mirëpritur nga qyteti dhe nga qytetarët e Durrësit”, tha Kurtishaj.
Ditë më parë Bashkësia e Durrësit mori vendim që autobusët nga Kosova të mos i lejojë të kalojnë në rrugën “Pavarësia” , rrugë kjo që dërgon në plazh.
E kjo bëri që të ketë reagime të ndryshme, duke kritikuar ashpër autoritetet lokale për këtë vendim që u konsiderua si injorim i turistëve kosovarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit