Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i përgënjeshtron disa shkrime ne media se kinse përfaqësuesit e saj do të marrin pjesë në forumin ekonomik Shqipëri Kosovë i cili duhet te mbahet në Nish.
Këtë kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu e ka konfirmuar edhe në kumtesën për media të datës 25 gusht . “Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e takimeve të paralajmëruara në Nish ndërmjet përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Serbisë.
OEK thotë se angazhohet për bashkëpunim rajonal ekonomik dhe ndërinstitucional në baza të barabarta dhe pa politizim. Oda rikujton se Kosova i ka institucionet e veta, presidentin, Kuvendin dhe Qeverinë; ndërsa thekson se Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e asnjë aktiviteti në të cilën vendi nuk do të jetë i përfaqësuar si subjekt i barabartë me të tjerët. OEK nuk do të jetë pjesë e këtij takimi pa pjesëmarrjen barabartë të institucioneve relevante të Republikës së Kosovës.
“Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e proceseve të cilat janë politizuar në masë të madhe dhe ju shërbejnë për nevojat e brendshme apo ndërkombëtare të cilitdo”, ka thënë kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.
“Asnjë vend fqinj i Kosovës nuk ka të drejtë që të fletë dhe vendos në emër të vendit tonë. Për atë mund të vendosin vetëm institucionet legjitime të Kosovës. Tendencat që autostrada që lidhë Kosovën me Serbinë të riemërohet në autostradë Nish-Durrës është politike dhe ka për qëllim që të konfirmon qëndrimin e Serbisë se Kosova është pjesë e saj”.
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton fuqishëm tendencat e tilla.“Ne angazhohemi që ndërtimi i autostradës si kontribut në zgjidhjen e çështjeve infrastrukturore të mos politizohet dhe të shfrytëzohet si mundësi e mirë për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe marrëdhënieve ekonomike”.“Si Odë Ekonomike e Kosovës jemi të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mendojmë që bashkëpunimi ndërkufitar nuk ka alternativë. Në këtë drejtim konsiderojmë se infrastruktura ka rëndësi strategjike për bashkëpunim ekonomik”, thotë kreu i Odës.
Kryetari Gërxhaliu tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë në eliminimin e barrierave tregtare, në avancimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit