Ndikimi i COVID-19 në ekonominë e vendit po vazhdon të krijojë sfida të paprecedenta, sidomos për industritë që varen nga punët që nuk mund të bëhen nga distanca, siç është ajo e industrisë së rëndë, derisa ndërmarrjet që operojnë në këtë industri kanë nevojë të theksuar për përkrahje nga Qeveria.
Këto u thanë mes tjerash në një forum virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi ndikimin e pandemisë në industrinë e rëndë, thuhet në njoftimin për media.
Genci Beribashi, koordinator i projektit në NewCo Ferronikeli, potencoi faktin se gjatë kohës së pandemisë mbijetesa e kompanive të industrisë së rëndë, përkatësisht metalurgjisë dhe sektorit minerar varen jo vetëm nga masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës por edhe nga tregjet ndërkombëtare që kanë ndikim direkt në përfitimet nga eksporti.
Ai potencoi se veprimtaritë e Ferronikelit sjellin një vlerë të shtuar në ekonominë e Kosovës, marrë parasysh faktin se kjo kompani shënon 40% të eksporteve të vendit.
Sipas tij, nga mosvazhdimi i veprimtarisë së Ferronikelit ekonomia e Kosovës ka humbur 8 deri në 9 milionë euro në muaj, ndërsa masat konkrete që mund të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar kompanitë e këtij sektori janë reduktimi i taksave lidhur me rentat minerare dhe reduktimi i tarifave për energjinë elektrike, si dhe garantimi i kredive të buta.
Valbone Dushi, udhëheqëse e Departamentit të Industrisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, duke iu referuar disa statistikave të nxjerra nga raportet e kësaj ministrie theksoi se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është vërejtur një trend pozitiv i rritjes së pjesëmarrjes së industrisë prodhuese në Bruto Produktin Vendor, derisa gjithashtu cilësoi si aspekt pozitiv rënien e importeve në Kosovë.
Sipas saj, disa nga problematikat me të cilat është përballur kjo industri kanë qenë ndalja e investimeve kapitale dhe atyre të huaja. Dushi gjithashtu tha se gjatë krijimit të masave kundër efekteve të pandemisë janë marrë parasysh rekomandimet nga akterët si odat ekonomike dhe komuniteti i bizneseve, gjersa shtoi se me miratimin e programit për rimëkëmbje ekonomike kjo ministri do të ofrojë më shumë përkrahje për industrinë përpunuese si dhe për sektorët e tjerë të afektuar negativisht nga pandemia.
Hysen Vrajolli, udhëheqës i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Trepça, përmendi faktin se ndërmarrja që ai përfaqëson është goditur mjaft rëndë, marrë parasysh faktin se është minierë nëntokësore prandaj shumica e masave mbrojtëse kundër virusit siç është mbajtja e distancës nuk kanë qenë të aplikueshme për punëtorët e Trepçës.
Vrajolli gjithashtu potencoi se rënia drastike e çmimeve në bursa ndërkombëtare, çrregullimet në zinxhirët furnizues dhe bllokimi i mineraleve në platforma transportuese kanë shkaktuar vonesa në përmbushjen e detyrimeve të përfshira në kontratat që Trepça ka lidhur me palë, duke krijuar kështu sfida në vete për kompaninë. Tutje, ai theksoi se Trepça është mbështetur nga Qeveria e Kosovës përmes subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë eurove gjatë muajve të parë të pandemisë, duke theksuar se subvencionimi i stoqeve do të ishte njëra nga masat më efikase për të siguruar vijimësinë e veprimtarive të ndërmarrjeve që i përkasin industrisë së rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës