LAJMI I FUNDIT:

OEAK: Ndryshimi i Ligjit për TVSH-në avancon reformën fiskale

OEAK: Ndryshimi i Ligjit për TVSH-në avancon reformën fiskale

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) mirëpret vendimin e Qeverisë për plotësim-ndryshimin e legjislacionit tatimor, e në veçanti të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndryshimi i Ligjit, i cili do të mundësojë mbledhjen e brendshme të këtij tatimi, është përgjigje e Ministrisë së Financave ndaj kërkesave të sektorit privat dhe asociacioneve të biznesit, si dhe avancim i mëtejmë i reformës fiskale.

Kjo masë, së bashku edhe me masat e tjera fiskale të zbatuara gjatë këtij viti, si dhe gjatë viteve të fundit, pa dyshim se do ta bëjnë më atraktive ofertën e Kosovës për investitorët e jashtëm por edhe për investitorët e brendshëm.

“Investitorët amerikanë tashmë shohin atraktivitet më të madh në tregun e Kosovës, e konfirmim i kësaj është edhe ardhja e markave amerikane në shtetin e Kosovës, proces ky i cili do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt në vijim. Prania e markave amerikane do të reflektojë siguri edhe për kompanitë e tjera ndërkombëtare të cilat me vite kanë ngurruar të shtrijnë aktivitetet e tyre afariste në Kosovë. Reformat e vazhdueshme në mjedisin e të bërit biznes të pasqyruara edhe në raporte të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondacioni Heritage janë rezultat i dialogut aktiv ndërmjet sektorit privat dhe publik në të kaluarën, ndërsa që rezultatet pozitive të mos mungojnë në këtë drejtim nevojitet një konsideratë dhe angazhim më i madh për dialogun publiko-privat, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të rendit e të ligjit”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut.


Në fund, OEAK thotë se mbetet e përkushtuar për partneritet konstruktiv me institucionet e Kosovës me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të mjedisit të të bërit biznes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori