Gratë dhe vajzat e Kosovës duhet të ndjekin synimet e tyre për punësim dhe zhvillim karrierës pavarësisht vështirësive me të cilat mund të përballen përgjatë shtegut të tyre. Kjo u tha gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për 30 pjesëmarrëse të projektit Rritja e Punësimit të Grave të implementuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e të përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
OEAK thotë se projekti gjashtëmujor ka pasur për qëllim përgatitjen e grave të reja të diplomuara për tregun e punës duke përfshirë trajnim dhe mundësi të punës praktike në ndërmarrjet e sektorit privat.
Deborah MacLean, zyrtare e çështjeve publike në ambasadën e SHBA në Prishtinë, tha se shpreson që kjo mundësi ka përmbushur pritjet e këtyre grave të reja dhe se i ka lënë ato me ide se si të aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e më suara në shtegun e tyre të karrierës drejt suksesit.
“Kosova është shtëpia juaj dhe pavarësisht nëse tingëllon si e mundur ose jo, ju keni mundësinë ta bëni atë ashtu si ju dëshironi,” tha MacLean, duke këshilluar më tej pjesëmarrëset se pavarësisht pengesave me të cilat çdokush ballafaqohet përgjatë karrierës, është me rëndësi të mos humbet shpresa në aftësitë tyre dhe në vendin e tyre.
Shkendije Loshaj Krasniqi, menaxhere e anëtarësisë në Odën Ekonomike Amerikane dhe njëherit, udhëheqëse e projektit sqaroi se projekti Rritja e Punësimit të Grave ka pasur për qëllim trajnimin e grave në aspektin menaxherial, të lidershipit, komunikimit dhe inteligjencës emocionale.
Ajo falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e projektit, si dhe kompanitë anëtare ProCredit, ITBM, KEDS, Priceëaterhouse Coopers dhe Trepharm për ofrimin e mundësive për punë praktike për pjesëmarrëset e trajnimit.
Sipas një komunikate të OEAK, deri më tani, tetë nga pjesëmarrëset e projektit kanë siguruar vend pune në kompanitë në të cilat kanë kryer punën praktike, ndërsa Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të vazhdojë të përkrahë fuqizimin ekonomik të grave si dhe rritjen e mundësive të punësimit të tyre përmes aktititeve të vazhdueshme si dhe përmes Komitetit të saj të Grave Lidere. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker