Odat Ekonomike të Kosovës, po mirëpresin iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë, të përkrahur nga USAID-i, për përgatitjen e bazës ligjore që mundëson krijimin e Gjykatës Komerciale.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) po vlerësojnë se Gjykata Komerciale mund të jetë një nga shtyllat kryesore të garantimit të sigurisë juridike për bizneset vendëse dhe investitorët e huaj.
Kryetari i OEAK-ut, Arianit Zeka, se ka qenë kërkesë e kamotshme e bizneseve formimi i një gjykate të tillë, e cila do të merrej me konteste të natyrës komerciale.
Ai thotë se mbështesin parezervë këtë nismë.
“Idenë e Gjykatës Komerciale e kemi mbështetur gjithmonë për shkak që na ka ardhur prej njërës prej tryezave që e patëm organizuar Oda Ekonomike Amerikane para tri viteve dhe është përgjigje ndaj kërkesave të shumta që sektori privat ka kur bëhet fjalë për vonesat e shumta që ata ballafaqohen në trajtimin e natyrës së trajtimit të çështjeve të trajtimit të lëndëve të natyrës komerciale brenda sistemit ekzistues të drejtësisë i cili vonon shumë në trajtimin e natyrës së lëndëve komerciale dhe kjo ka paraqitur nevojën e të pasurit të një gjykate të veçantë e cila do të merrej vetëm me konteste të natyrës komerciale”, tha Zeka për Ekonomia Online.
Zeka thotë se është hartuar një koncept-dokument për këtë Gjykatë, ndërsa shprehet optimist se qeveria dhe kuvendi që do të vijnë do ta shtyjnë përpara këtë nismë që është në të mirë të bizneseve private.
“Ajo që është e mirë që Qeveria në detyrë tashmë ka iniciuar procesin e themelimit të Gjykatës Komerciale është një program i veçantë i cili financohet nga ana e agjensionit për zhvillim ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të USAID-it, i cili ka ndihmuar në hartimin të koncept-dokumentit për krijimin e ligjit të veçantë për Gjykatën Komerciale, Është e dhimbshme që në momentin kur ky program i USAID-it ka përfunduar koncept-dokumentin për ligjin për Gjykatën Komerciale, qeveria ka dhënë dorëheqje dhe kjo iniciativë mbetet deri në konstituimin e institucioneve të reja, edhe të qeverisë edhe të kuvendit të cilët do ta shtynë dhe do ta aprovojnë edhe koncept-dokumentin por edhe ligjin kudo që do të vijë në Kuvend”, thotë ai.
Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e sheh të nevojshëm formimin e një Gjykate Komerciale për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me bizneset.
Ai thotë se kjo Gjykatë do të ketë ndikim direkt në tërheqjen e investitorëve të huaj.
“Ne veç kemi filluar të punojmë, ka qenë kërkesë e komunitetit të bizneseve dhe tash një kohë të gjatë me Ministrinë e Drejtësisë dhe me një projekt të USAID-it për drejtësinë komerciale kemi diskutuar edhe modalitetin edhe vizionin rreth gjykatës komerciale sidomos duke pasur parasysh faktin që sundimi i ligjit ka qenë një ndër problemet kryesore në tërheqjen e investimeve të huaja dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë ai për EO.
Rukiqi pret nga qeveria e ardhshme që të vazhdojë punën për themelimin e Gjykatës Komerciale, pasi ka ndikim pozitiv në rritjen e sigurisë juridike për të bërit biznes.
“Është një projekt dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë në ardhje që ta vazhdon, ka një koncept-dokument ka edhe disa dokumente të tjera përcjellëse, ka edhe studime të komunitetit të biznesit që e arsyetojnë themelimin e Gjykatës Komerciale dhe unë besoj që edhe legjislatura e re e parlamentit dhe garnitura e re qeverisëse do ta përkrahin. Absolutisht ne besojmë që Gjykata Komerciale do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e sigurisë juridike për bizneset e tona dhe bizneset e huaja”, thotë ai.
Edhe Albin Kurti ka përmendur themelimin e Gjykatës Komerciale, si një ndër prioritetet e tij si kryeministër i ardhshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë