LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Kosovës dhe e Maltës me marrëveshje bashkëpunimi

Oda Ekonomike e Kosovës dhe e Maltës me marrëveshje bashkëpunimi

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike e Maltës, kanë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe Presidentja e Republikës së Maltës Marie Louise Coleiro Preca morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliut dhe kryetarit të Odës Ekonomike, ndërmarrjeve dhe industrisë të Maltës Anton Borg.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është hapi i parë i zhvillimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë. Ky memorandum do ti mundësojë bizneseve të Kosovës dhe Maltës që të shtojnë aktivitetet afariste dhe të zgjerojnë tregjet e tyre. /Telegrafi/