LAJMI I FUNDIT:

Oda Tregtare Kosovare-Turke shënoi 10 vjetorin e themelimit

Oda Tregtare Kosovare-Turke shënoi 10 vjetorin e themelimit

Oda Tregtare Kosovare-Turke do ta ndihmojë Kosovën në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës. Kështu u tha në shënimin e 10-vjetorit të kësaj ode ku paraprakisht është zgjedhur edhe kryetari dhe bordi i ri.

Gjatë ceremonisë për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Odës Tregtare Kosovare-Turke, Balkiz, tha se brenga më e madhe është ikja e fuqisë punëtore nga Kosova, pas liberalizimit të vizave. “Shumë afër do të ndodhë liberalizimi i vizave dhe brenga jonë më e madhe është ikja e fuqisë së kualifikuar nga ky vend”.

Ai premtoi angazhim për të ofruar kushte më të mira të punësimit për kosovarët.


“Ne si odë tregtare gjatë këtij mandati do të angazhohemi të ofrojmë kushte më të mira të punësimit. Një dimension tjetër i misionit tonë është që krahas bashkëpunimit dhe integrimit në organizata të ndryshme të punojmë në zhvillimin rajonal. Këtë nuk mund ta bëjmë vetë. Ne shpresojmë që edhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe përkrahja e ambasadës por edhe institucioneve kosovare”.

Përmes odës tregtare, Kosova dhe Turqia do ta intensifikojnë bashkëpunimin, tha ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kilic, raporton EO.

“Sot me krenari e shënojmë 10-vjetorin e Odës Ekonomike Kosovare-Turke, e cila ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe në krijimin e vendeve të punës.

“Ne si Turqi mbështesim Kosovën në zhvillimin e saj ekonomik në të gjitha fushat. Ne bëjmë përpjekje që të jemi pranë popullit të Kosovës dhe angazhohemi që kosovarët të kenë një jetë më të mirë. Investimet në sektorin privat i konsiderojmë investime për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori