LAJMI I FUNDIT:

“Oda”: Projekt i ri shqiptaro-amerikan

“Oda”: Projekt i ri shqiptaro-amerikan

Teatri "Oda" ka paralajmëruar projektin e ri i cili është bashkëprodhim me teatrin "Blessed Unrest" nga New Yorku, njofton gazeta "Lajm".

Bëhet fjalë për dramën “Doruntina” e cila është e bazuar në romanin e famshëm të Ismail Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.

Organizatoret kanë njoftuar se drama është shkruar nga Matt Opatrny dhe Lirak Çelaj, ndërsa regjisorë do të jenë Jessica Burr dhe Florent Mehmeti.

Aktorët të cilët do të luajnë në shfaqje janë, amerikanët: B. Unrest, J. Badger, Z. Cooper, D. Edson, J. Griffin, K. Hayes, L Wickens, ndërsa prej aktorëve kosovarë do të interpretojnë Ilire Vinca, Lirak Çelaj, Nëntor Fetiu dhe Njomëza Ibraj.