Oda Ekonomike: Të rritet kontrolli i agjencive të cilët ofrojnë shërbime të dyshimta

Shërbimet inspektuese të mbajnë llogari për të ashtuquajturin njeri agjenci të cilët ofrojnë tura tdhe shërbime të dyshimta në qendrat turistike, posaçërisht në Ohër, Strugë dhe Shkup. Me këtë, jo vetëm që krijohen konkurrencë jolojale, por edhe e prishin imazhin e destinacionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë e theksuan sot në konferencën për shtyp përfaqësuesit e Shoqatës për hotelieri dhe turizëm pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Punonjësit turistik kërkojnë edhe të investohet në autostradën GostivarKërçovë, si dhe të përmirësohet infrastruktura në rrugën Gostivar Dibër përmes Mavrovës me qëllim të rritjes së turizmit malor, të banjave dhe eko turizmit. Është e domosdoshme, siç thanë, edhe lidhje më e mirë me Shqipërinë përmes Dibrës dhe dalje në det përmes Durrësit.
Sipas tyre, mangësi në sferën turistike edhe mëtej është niveli i ulët i higjienës nëpër rrugë, restorantet dhe pompat e benzinës ku më së shpeshti ndalen udhëtarët të cilët transitojnë, ndërsa nuk ka as kuadër i punës mirë i kualifikuar, gjegjësisht ciceronë me njohje të më shumë gjuhëve të huaja.
“Oferta e mirë turistike duhet të jetë sfidë për shërbime cilësore në hotelieri dhe turizëm jo vetëm nga ana e punonjësve turistik, por edhe nga ambienti afarist në të cilin funksionon veprimtaria, ndërsa kjo do të thotë që të eliminohen disa mangësi me ç’rast edhe rezultatet do të ishin më të mira”, theksoi Asim Maxhedoviq, anëtar i Shoqatës.
Mexhedoviq dhe Siraçevski informuan se edhe sivjet më të numërt janë turistët nga Shqipëria, Turqia, Serbia, Bullgaria dhe Greqia edhe pse vendin e vizitojnë mysafirë prej mbi 60 destinacione. Pas nënshkrimit të tre marrëveshjeve të reja vjetore në Amsterdam me agjenci nga Holanda, në periudhën e ardhshme në Ohër dhe Strugë priten 25.000 turistë shtesë, konkluduan Siraçevski dhe Mexhedoviq.
Statistika thotë se nga janari deri në prill të këtij viti në Maqedoni kanë qëndruar 172.684 turistë që është për 14,4 për qind më shumë nga periudha e njejtë vitin e kaluar. Prej tyre, numri më i madh e kanë vizituar Shkupin. Turqizmi liqenor është në vend të dytë, por pas periudhës vijuese verore pritet që imazhi të jetë më ndryshe. Turistët e Maqedonisë, madje, sivjet më së shumti shkojnë në Turqi, Greqi, Shqipëri, Bullgari, Mal të Zi dhe Kroaci. Poashtu kërkohen edhe destinacione në vendet tjera të Evropës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës