Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon masa më të rrepta për vaksinimin masiv

Oda Ekonomike kërkoi nga Qeveria të blejë teste të lira për Kovid, dhe të bëjë skrining të të punësuarve në sektorin privat. Duhet gjetur mënyrë për të rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar. Biznesmeni Antoni Peshev thotë se pronarët e kompanive janë të gatshëm nëse nevojitet të paguajnë një shumë të njëhershme, që t’i motivojnë punëtorët e pavaksinuar të imunizohen. Lloji i fundit i virusit i zbuluar në Afrikë po përhapet 15 herë më shpejt, ndaj Peshev thotë se vendi duhet të marrë masa radikale, duke shpjeguar se një mbyllje e re e ekonomisë do të shkaktojë një cunami të vërtetë në sektorin privat.
“Ose shteti ta paguaj testin dhe të mos jetë kjo në llogari të kompanive, ose ta paguajnë ata që nuk duan të vaksinohen pa asnjë arsye. Normalisht që ne nuk insistojmë të vaksinohen ata që kanë ndonjë problem me vaksinimin. Por, në situatë kur djepi i demokracisë, të drejtat e njeriut dhe liritë, kanë përshkruar një masë të tillë- kam fjalën për Amerikën, e tani a jemi ne më katolikë se Papa-çfarë bëjmë këtu? Ju them, kapacitetet e kompanive tona nuk janë të tilla që të përballojnë edhe një mbyllje të plotë”, tha Antoni Peshev, Oda Ekonomike.
Masën për vaksinim të detyrueshëm në sektorin publik dhe privat të propozuar nga Komisioni për sëmundjet infektive, Qeveria nuk e miratoi, pasi disa qytetarë reaguan në rrjetet sociale dhe madje kërkonin organizim të protestave për, siç e quajtën- vaksinimin e detyruar. Sindikatat nga ana tjetër nuk janë pajtuar që shpenzimet e vaksinimit t’i mbulojnë punëtorët.
Ekonomia e Maqedonisë ka kaluar me shumë vështirësi dy karantina, ku thuajse gjithçka ishte mbyllur, përveç farmacive, furrave dhe industrive të ngjashme kurse shumë industri dhe shërbime ishin të mbyllura muaj të tërë. Si pasojë një numër i madh i bizneseve dështuan kurse mijëra punëtorë mbetën në rrugë. Aktualisht, norma e qytetarëve të vaksinuar me dy doza është nën 40%, që është larg nivelit të kërkuar të imunizimit kolektiv të popullatës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës