LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane: Partitë të mbajnë larg diskursit të tyre politik ndërmarrësit në vend

Oda Ekonomike Amerikane: Partitë të mbajnë larg diskursit të tyre politik ndërmarrësit në vend

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sulmet verbale të ditëve të fundit, por edhe ato të vazhdueshme, ndaj ndërmarrjeve private në Kosovë.

Oda Amerikane, duke rikujtuar institucionet e vendit se pikërisht ndërmarrjet private kanë bartur për vite me radhë barrën e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik të vendit, shpreh shqetësimin se politizimi dhe sulmet ndaj këtyre ndërmarrjeve për qëllime politike janë veprime nga të cilat partitë politike dhe bartësit e institucioneve duhet të përmbahen.

“Oda Amerikane rikujton se ndërmarrjet si Devolli Corporation dhe Devolli Group kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë së Kosovës, duke fuqizuar kapacitetet prodhuese dhe rritur eksportet, duke kontribuar në përmirësimin e bilancit të pagesave të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.


Tutje Oda Ekonomike Amerikan thotë se :ndërmarrjet private janë promovuesit kryesorë të potencialeve dhe interesave ekonomike të Kosovës, përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj tyre cenojnë reputacionin e këtyre ndërmarrjeve dhe përkeqësojnë më tej klimën e investimeve në vend, e cila tashmë ka shënuar rënie, siç evidentohet në Deklaratat e Klimës së Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit”.

“Nëse institucionet shtetërore dhe partitë politike nuk janë në gjendje të ofrojnë mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjeve private, atëherë duhet të shmangin përfshirjen e tyre në diskursin politik. Në të kundërtën, ato do të mbajnë përgjegjësi për përkeqësimin e treguesve socio-ekonomikë, përshirë cenimin e prospekteve për tërheqjen e investimeve të huaja”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori