LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane kërkon intensifikimin e dialogut publiko-privat në situatën nëpër të cilën po kalon Kosova

Oda Ekonomike Amerikane kërkon intensifikimin e dialogut publiko-privat në situatën nëpër të cilën po kalon Kosova

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh besimin e saj fuqishëm se në situatën në të cilët po kalon vendi është e nevojshme ruajtja dhe intensifikimi i dialogut publiko-privat. Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane i kërkon Qeverisë në Detyrë të fuqizojë mekanizmat formalë të dialogimit, përfshirë këtu edhe Këshillin Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik (KKZHE).

Njëra ndër përgjegjësitë e KKZHE-së përfshin edhe fuqizimin e rolit të komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit, prandaj duke pasur parasysh situatën e paprecedentë nëpër të cilën po kalojmë, është me rëndësi që ky Këshill të mund të japë kontributin e tij, me qëllim të zbutjes së ndikimit negativ dhe minimizimit të pasojave në sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.

Oda Ekonomike Amerikane thekson se institucionet e shtetit të cilat marrin në konsideratë kufizimet dhe rekomandimet e sektorit privat kanë mundësi më të madhe për përcaktim të mirëfilltë të prioriteteve dhe hartim dhe zbatim të procesit të reformave në përputhje me nevojat e sektorit privat.


Zbatimi i pakos së masave emergjente, por edhe hartimi i programit të rikuperimit pas pandemisë COVID19, duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me bizneset, organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, instituteve ekonomike, akademinë, si dhe me ekspertët individualë të ekonomisë.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit zotimin e saj për kontribut aktiv në dialogun publiko privat, por edhe mbështetje të institucioneve legjislative dhe ekzekutive në procesin e hartimit të politikave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori