LAJMI I FUNDIT:

Oda e mjekëve feston 24 vjetorin, ankohet nga pagat e ulëta të mjekëve

Oda e mjekëve feston 24 vjetorin, ankohet nga pagat e ulëta të mjekëve

Koço Çakalarovski, kryetari i odës së mjekëve e cila sivjet feston 24 vjetorin e ekzistimit, gjatë fjalimit të tij në këtë shënim ka folur për të arriturat e kësaj ode dhe ligjet e reja në sferën e shëndetësisë si dhe ka lavdëruar mënyrën e re të specializimit që prej tani realizohet nën kontrollin e specialistëve mentorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mes tjerash në fjalimin e tij ai ka theksuar se statusi i mjekëve nuk është ashtu siç duhet të jetë. Ai konsideron se specialistët në vendin tonë janë shumë pak të paguar. Ai ka thënë se ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore sipas të cilëve nga mjekët kërkohet ti përmbahet orarit të punës, të mos pranojnë pacientë para radhës, respektivisht ti pranojnë sipas kohës së caktuar në „Termini im“, janë bërë për ta rritur kënaqësinë e pacientëve e jo për degradimin e mjekëve. Ai në emër të mjekëve ka kërkuar përmirësimin e statusit të mjekëve dhe rritjen e pagave të tyre.

Në kuadër të këtij manifestimi është dhënë Pllaka „Shën Naumi i Ohrit”, fitues i së cilës ishte Dr. Miroslav Bojaxhievski nga Shkupi, mjek i pensionuar.


Në manifestim morën pjesë zëvendësministri i shëndetësisë Jovica Andovski, sekretari shtetëror i ministrisë për shëndetësi, Nasuf Ipçe, drejtorët e FSShM, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe mjek të shumtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori