LAJMI I FUNDIT:

Oda e Infermierëve e shqetësuar për mosekzekutimin e pagave për infermierët

Oda e Infermierëve e shqetësuar për mosekzekutimin e pagave për infermierët
Foto: Ilustrim

Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë është shprehur tejet e shqetësuar për mosekzekutimin e pagave për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të kujdesit parësor shëndetësor, sipas të cilëve pavarësisht mos rangimit adekuat në draft ligjin e ri të pagave kanë vendosur të jenë në shërbim të pacientëve dhe nuk janë bashkëngjitur në greva.

Në njoftim thuhet se pa marrë parasysh këtë, anëtarëve të OIK të nivelit parësor shëndetësor nuk u janë ekzekutuar pagesat nga Qeveria e Kosovës.

“Ky veprim i Qeverisë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në komunitetin tonë, duke provokuar kështu edhe më shumë ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, dhe duke rrezikuar potencialisht shërbime të tëra shëndetësore.


OIK kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të ekzekutojë pagesat për profesionistët shëndetësorë të nivelit primar shëndetësor të cilët edhe në kohë shumë të vështira sikur ato të pandemisë kanë qenë në krye të detyrës dhe kanë dhënë shembullin e përkushtimit ndaj punës dhe jetës së pacientëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori