LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit të Kosovës pritet në takim nga Shoqata e Bankave të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës pritet në takim nga Shoqata e Bankave të Kosovës

Një delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u prit në takim nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Qëllim i këtij takimi ishte njohja nga afër e të dyja palëve dhe diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, në çështjet që janë me interes të përbashkët.

Në këtë takim njoftues mes OAK-ut dhe kësaj shoqate, u diskutua lidhur me aktivitetet e të dy organizatave dhe mënyrën se si bashkërisht mund të japim kontribut në klimën e të bërit biznes në vend.


Të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit në çështje specifike, në mënyrë që vendi të ketë oferta atraktive për investitorët dhe në parim u pajtuan me disa pika të cilat janë me interes të përbashkët dhe lanë të hapura mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen. /Telegrafi/