Asgjësimi i mallit me afat të skaduar ishte tema kryesore e takimit të realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe kryeinspektorit të Tregut, Lulzim Syla.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, kërkoi që kontrollat nga Inspektorati i Tregut të jenë më të shpeshta, pasi që kohëve të fundit kemi pranuar ankesa të shumta nga marketet lidhur me asgjësimin e mallit me afat të skaduar.
Sipas marketeve, aktualisht produktet me afat të skaduar mblidhen në depo dhe presin për rikthim tek prodhuesi apo distributori. Në momentin e kthimit të mallit, ka shumë raste kur nuk janë prezent përfaqësues, qoftë nga Inspektorati i Tregut, Inspektorati Sanitar, ATK apo edhe policia.
“Kthimi i produktit me afat të skaduar tek prodhuesi apo distributori, lejon mundësinë e keqpërdorimit siç është ndërrimi i datës së produktit dhe rikthimi i të njejtit në treg. Një veprim i tillë përveç që ndikon në shëndetin e gjithë shoqërisë tonë, njëkohësisht po vë në pozitë të pa lakmueshme marketet, pasi që dyshimi fillestar për këto keqpërdorime nga inspektorët bie tek marketet e jo tek prodhuesi apo distributori”, tha Krasniqi.
Ndërsa, anëtari i bordit Hysni Zogaj, kërkoi që asgjësimi të bëhet në vendin e ngjarjes, e jo në depo të furnitorve.
Kryeinspektori Syla, përgëzoi OAK-un për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që bashkëpunimi është shumë i nevoshjëm, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të favorshme për të bërit biznes në vend.
“Është shqetësuese të dëgjosh që ende kemi prezente raste të tilla, dhe vlen të theksohet që ne si Inspektorat jemi duke pranuar kërkesa të vazhdueshme për asgjësim të mallit dhe asnjëherë nuk hezitojmë të bashkëpunojmë në këtë aspekt, shtoi Syla. Ai kërkoi bashkëpunim edhe nga marketet, që në raste të kthimit të mallit, t’i njoftojnë paraprakisht, në mënyë që të jenë present në vendin e ngjarjes”, tha Syla.
Sipas Sylës, punën e Inspektoratit të Tregut po e vështirëson mos harmonizimi me Komunat, pasi që sipas Ligjit, inspektorët komunal ani pse përdorin të gjitha resurset e Komunës, janë në dispozicion të Inspektoratit, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh në realitet.
Ne takim u biseduan edhe kerkesat e Inspektoratit e që OAK mund të loboj tek institucionet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Minxhozi: Asnjë problem në qarkullimin e mallrave Shqipëri-Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze