Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, gjatë fjalimit të tij në Prizren për prezantimin e projektit për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti”, foli edhe për krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se ata që i mohojnë ato po gënjejnë.
Duke paraqitur të dhënat e luftës së fundit, O’Connell deklaroi se nuk guxojmë të harrojmë dhe të mohojmë të kaluarën, shqiptarët dhe serbët e vrarë, të rënët dhe masakrat që ndodhën para 20 vitesh.
“Konflikti la Kosovën me mbi 10 mijë civilë të vdekur, nga të cilët 8676 ishin shqiptarë të Kosovës, 1196 serbë të Kosovës, 265 romë, ashkali e egjiptianë, 86 boshnjakë, por gjithashtu edhe 2128 ushtarë të UÇK-së, 720 të ushtrisë jugosllave, 364 të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Kujtojmë gjithashtu 213 ushtarë të KFOR-it, 1600 persona janë ende të zhdukur dhe ka mijëra viktima të dhunës seksuale. Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën e Madhe, Çerezin, Mejën, Qyshkën, Pavllanin, Zahaqin, Dubravën dhe shumë maskara të tjera që kanë ndodhur në Kosovë. Ata që e mohojnë, gënjejnë”, deklaroi ambasadori britanik.
O’Connell më pas u ndal edhe tek ngjarjet e vitit 2004 për të cilat tha se ishte një periudhë e tmerrshme ku u dogjën kisha ortodokse dhe shtëpi të serbëve të Kosovës.
Ai tha se gjyshërit e shokut të tij serb u vranë në banesën e tyre.
Ambasadori britanik theksoi se ata që i mohojnë këto gjithashtu gënjejnë.
Ai shtoi se nëse duam paqe dhe prosperitet duhet të gjejmë kurajën për të thënë të vërtetën.
O’Connell shtoi gjithashtu se shoqëria kosovare mund të gjejë forcën për t’u marrë me këtë dhimbje dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Sipas tij, nuk duhet të ketë drejtësi vetëm për disa.
“Nëse dëshirojmë të kemi paqe e prosperitet, ne duhet të flasim të vërtetën. Është e vështirë, e di. Por, gjithashtu e di që një shoqëri aq e fortë dhe e qëndrueshme sa Kosova ka potencialin për tu marrë me këtë dhimbje për të ndërtuar një të ardhme që qytetarët e saj e meritojnë. Nëse dëshirojmë drejtësi për disa, jo për të gjithë, nuk bënë. E vërteta e përgjysmuar nuk është e mirë për të ardhmen”, përfundoi O’Connell.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri