Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka vizituar sot Mitrovicën, me ç’rast ka biseduar me qytetarë dhe të rinj nga të dyja anët e këtij qyteti, për t’u njohur nga afër me problemet dhe sfidat e tyre.
Ai në veri ka qëndruar në selinë e organizatës joqeveritare ‘Activ’, ndërsa në jug në zyrat e RTV Mitrovica, ku ka biseduar me nxënës dhe studentë të fushave të ndryshme.
Ambasadori O’Connell potencoi si nevojë shumë të rëndësishme për paqen, komunikimin mes qytetarëve të jugut dhe veriut të këtij qyteti.
Sipas tij, nuk ka arsye që mitrovicasit të ndihen të tensionuar, dhe thirrjet për uljen e tensioneve duhet ta bëjnë si liderët ashtu edhe qytetarët.
“Çdo njeri, çdo individ mund të jap kontributin e vet për paqen e Kosovës, duke krijuar marrëdhënie mes njerëzve. Mendoj se njerëzit e Mitrovicës, në jug dhe veri, kërkojnë të njëjtën gjë, informatat se çka ka ndodhur, transparencë, kjo është shumë e rëndësishme. E di që njerëzit ndjehen të tensionuar por mendoj se nuk ka arsye për të fryrë tensionet. Në fakt është e rëndësishme që jo vetëm liderët, por qytetarët të bëjnë çmos për të zvogëluar tensionet edhe të krijohet hapësirë që të gjithë të flasin me njëri tjetrin”, ka thënë O’Connell.
Në lidhje me takimin mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë më 29 prill në Berlin, ambasadori britanik tha se është iniciativë shumë e rëndësishme për procesin e ndërmarrë nga ana e qeverive gjermane dhe franceze.
Ai u shpreh se nuk pret marrëveshje finale menjëherë, por se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë këtij viti.
Sipas tij, me rëndësi është që marrëveshja të jetë e mirë, jo e shpejtë, e cila do të forcojë stabilitetin, të jetë në interes të të dyja palëve dhe të ketë përkrahjen e qytetarëve.
“Tash jemi në fazë kur në çdo takim pritet marrëveshje. Mendoj se duhet kohë për një proces të mirëfilltë dhe për të pasur pajtim nga të dy palët për një marrëveshje afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk po presim marrëveshje tash, por mendoj se është iniciativë shumë e rëndësishme e qeverive gjermane dhe franceze…Shpresoj që ka mundësi, ka fokus ndërkombëtar, por çka do të ishte shumë e rëndësishme për ne, që marrëveshja të jetë e mirë, jo e shpejtë, të forcojë stabilitetin, të jetë në interes të të dyja palëve edhe të ketë përkrahjen e qytetarëve”, theksoi O’Connell./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025