Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonal që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.
Këto deklarata, Hajdari i bëri gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës.
Hajdari tha se si ministre qëllimi është që të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të zgjidhë problemet, pavarësisht se Serbia po bën gjithçka që të pengojë vendin tonë. Sipas saj, Kosova nuk është e përfaqësuar mirë në iniciativat rajonale prandaj kërkoi edhe mbështetjen e odave prezente në këtë konferencë.
Duke prekur temën e reciprocitetit, Hajdari u shpreh se nuk ka dashur që të ndërmarrë menjëherë këtë veprim, duke shprehur gatishmërinë që problemet të zgjidhen në tryezë përmes mekanizmave të duhur.
“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë, shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë i pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore. Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, deklaroi Hajdari.
Hajdari deklaroi se bashkëpunimi ekonomik është qëllim i të gjitha vendeve të rajonit, prandaj shtoi se inicimi i këtij bashkëpunimi në disa fusha si turizmi do të ishte pikënisje e mirë.
Po ashtu, ajo kërkoi bashkëpunimin e odave në mënyrë që problemet që janë në terren të eliminohen sa më shpejtë.
“Bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit është qëllimi i të gjitha vendeve të tjera të rajonit andaj si pikënisje do të ishte inicimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme duke filluar nga Alpet dhe nga deti që e përmendi Skënder Krasniqi. Pse mos të lidhim alpet tona, të rajonit tonë, pse mos të shfrytëzojmë mundësitë tona dhe detin për depërtimin e mallrave tona. Pse mos të mos krijojmë ofertën tonë si vend turistik në Ballkanin Perëndimor, ose më mirë të themi në Evropën Juglindore. Ne kemi shumë sfida të tjera që ndoshta vendet tona nuk e kane qëllimin të ndodhin këto , por ndoshta në terren këto dikush bën ndonjë gabim dhe është mirë që sa më shumë të jemi në komunikim dhe t’i adresojmë këto probleme që ndodhin në terren”, vijoi ajo.
Ministrja e Tregtisë deklaroi se sikurse çdo vend që është detyruar të marrë masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga pandemia COVID-19, edhe Kosova ka vepruar njëjtë dhe efektet e saj janë ndjerë në të gjitha fushat.
Ajo tha se qeveria është e përkushtuar që t’ju përgjigjet të gjitha këtyre sfidave përmes disa parimeve dhe ligjeve që do të garantojnë mirëfunksionimin e shëtit.
“Vlen të cekët se shumë statistika që kam, lexuar në disa raporte kemi shumë humbje të mëdha si vend dhe si rajon duke filluar nga sektori i turizmit dhe sektorë të tjerë industrialë. Ne në përgjigje të këtyre të gjithë sfidave si qeveri e re jemi shumë të përkushtuar se përpos sfidave që kemi trashëguar në sistemi dhe me situatën COVID-19 të sjellim sa më shumë që me përkushtimin tonë disa parime dhe ligje që janë të nevojshme për mirëfunksionimin e shtetit tonë”, përfundoi Hajdari. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova