Në ditën Botërore të Shëndetit, Ministria e Shëndetësisë e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë mbajtur diskutim me temën “Mbulimi universal shëndetësor”, ku u tha se aktualisht në botë gati gjysma e popullatës nuk i pranojnë shërbimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë.
E përfaqësues të OBSH-së në Prishtinë kërkojnë nga liderët në Kosovë që të investojnë në këtë aspekt, në mënyrë që të gjithë të kenë qasje në shërbime shëndetësore.
Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se mbulimi shëndetësor universal është qasja në shërbimet shëndetësore pa u përballur me vështirësi.
Duke theksuar se gati gjysma e popullatës në botë, nuk e gëzojnë një gjë të tillë.
“Shëndeti është e drejtë e njeriut, është koha për shëndet për të gjithë. Ne e dimë se mbulimi shëndetësor universal është i mundshëm. Mbulimi shëndetësor universal do të thotë se të gjithë njerëzit kanë qasje në shërbime shëndetësore cilësore, për të cilat kanë nevojë, pa u përballur me vështirësi financiare. Duke ditur se gati gjysma e popullatës në botë për momentin nuk i pranojnë shërbimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë, ku rreth 100 milionë njerëz jetojnë në varfëri të skajshme, sepse duhet shërbimet shëndetësore t’i paguajnë nga xhepi i tyre, ku më se 800 milionë njerëz shpenzojnë gati 10 përqind të buxhetit familjar për shërbime shëndetësore”, tha ai.
Mbrojtja shëndetësore primare, sipas tij, duhet të jetë niveli i parë i sistemit shëndetësor, ku njerëzit pranojnë pjesën më të madhe të mbrojtjes shëndetësore.
Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë konferencë tha se e drejta për mbrojtje shëndetësore është e theksuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.
“Mbrojtja shëndetësore e popullatës në Republikën e Kosovës është një detyrë e përhershme që kërkon angazhim maksimal të të gjithë hisëtareve në proces, duke filluar nga individi, komuniteti, institucionet arsimore shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë me mandat specifik në këtë detyrë thelbësore…. Të vetëdijshëm për sfidat, Ministria e Shëndetësisë ka filluar procesin e reformës substanciale të të gjithë sektorit me vizionin e qartë të ofrimit të mbrojtjes dhe kujdesit shëndetësor për të gjithë popullatën, duke synuar zëvendësimin e praktikave të trashëguara nga një sistem bashkohor të mbrojtjes shëndetësore”, tha ai.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë është duke punuar në këtë aspekt, që të bëjë më të përballueshme për qytetarët të kenë mbrojtje shëndetësore më të lehtë.
Ardita Tahirukaj, shefe e zyrës së OBSh-së në Prishtinë, deklaroi se shteti duhet të ofrojë politika që për të varfrit të ketë kujdes parësor shëndetësor.
“Qëllimi kryesor është mbulimi i përgjithshëm shëndetësor, që do të thotë se të gjithë njerëzit mund të kenë qasje në shërbime shëndetësore cilësore, kur dhe ku kanë nevojë për to. Dhe pa u ballafaquar me vështirësi financiare. Shëndeti është e drejtë njerëzore, prandaj në Ditën Botërore të Shëndetit, OBSH i fton liderët evropianë, përfshirë këtu edhe liderët në Kosovë të investojnë në kujdesin parësor shëndetësor, si një hap i mençur dhe i duhur drejt mbulimit të përgjithshëm shëndetësor”, ka përfunduar Tahirukaj.
Mes tjerash, Tahirukaj ka cekur se rreth 70 për qind të nevojave shëndetësore që njerëzit i kanë gjatë jetës së tyre mund të përmbushen me kujdes të mirë primar shëndetësor, ku sipas saj, shtetet në rajonin evropian kanë arritur progres në këtë aspekt, mirëpo nëntë për qind të tyre u mungon qasje në shërbime shëndetësore cilësore të përballueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës