Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus kritikoi të hënën fitimet e kompanive farmaceutike dhe pabarazinë në vaksinimin.

Ai thënë se "nuk është e drejtë" që të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm në vendet e pasura të vaksinohen më herët sesa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë në vendet e varfra, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu akuzoi shumicën e prodhuesve të vaksinave për zgjedhjen e vendeve "ku fitimet janë më të larta", raporton theguardian.

RTS1S2HF

"Janë dhënë vetëm 25 doza në një vend të varfër, jo 25 milionë, jo 25 mijë, vetëm 25. Duhet të jem i qartë: bota është në prag të shkatërrimit moral" tha Tedros.

Ai nuk e përmendi emrin konkretisht të vendit, por një zëdhënëse e OBSH-së e identifikoi atë si Guinea.

Ai, megjithatë, mirëpriti përparimet shkencore që bënë të mundur krijimin e vaksinave më pak se një vit para se të shpërthente pandemia në Kinë, ku një ekip ekspertësh të udhëhequr nga OBSH-ja tani është vendosur për të hetuar origjinën e coronavirusit. /Telegrafi/