LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja: 120 milionë teste të coronavirusit për vendet e varfra

OBSH-ja: 120 milionë teste të coronavirusit për vendet e varfra

Rreth 120 milionë teste të shpejta për coronavirus do të vihen në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në një maksimum prej 5 dollarësh për njësi, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që prodhuesit Abbott ABT.N dhe SD Biosensor kishin rënë dakord me Fondacionin Bill & Melinda Gates për të “vendosur në dispozicion 120 milionë teste të shpejta për diagnostikimin e COVID-19”, raporton reuters.

Nëntë muaj nga pandemia COVID-19, bota po regjistron rreth një milion viktima
Lexo po ashtu Nëntë muaj nga pandemia COVID-19, bota po regjistron rreth një milion viktima

Ai tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se testet aktualisht kanë çmim prej pesë dollarëve, por pritet të bëhen edhe më të lira.


“Kjo do të mundësojë zgjerimin e testimit, veçanërisht në zonat e vështira për t’u arritur dhe nuk kanë pajisje laboratorike ose punonjës të trajnuar mjaftueshëm për të kryer analiza”, tha Tedros.

“Kjo është një shtesë jetike për kapacitetin e testimit dhe e rëndësishme për zonat e transmetimit të lartë”, pohoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori