LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Afrika po përballet plotësisht me valën e tretë të pandemisë

OBSH: Afrika po përballet plotësisht me valën e tretë të pandemisë

Afrika është duke u përballur plotësisht me valën e tretë të pandemisë dhe ka nevojë për më shumë vaksinime, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri total i të infektuarve ka kaluar pesë milionë dhe të paktën shtatë shtete afrikane tani nuk kanë vaksina.

Zyrtarë të OBSH-së kanë thënë se janë të shqetësuar për rajonin e Afrikës, ndonëse vetëm pesë për qind e infektimeve të reja dhe 2 për qind e vdekjeve regjistrohen nga atje në nivel global.


Numri i rasteve të reja në Namibi, Sierra Leone, Liberi dhe Ruandë, është dyfishuar në javën e kaluar, ka thënë udhëheqësi i programit për emergjenca në OBSH, Mike Ryan, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Është trajektore shumë, shumë shqetësuese”, u ka thënë ai gazetarëve nga Gjeneva.

“Realiteti brutal është se kjo zonë ka shumë variante, shkallë të lartë të përhapjes dhe kemi shumë persona në Afrikë që janë të pambrojtur në mungesë vaksinash”.

Afrika Jugore, Maroku, Tunizia, Etiopia dhe Egjipti, kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve të infektimit në këtë kontinent.

Uganda dhe Namibia po përballen me valë vdekjeprurëse, pasi dhjetëra viktima regjistrohen brenda ditës.

Aktualisht variant Delta i coronavirusit është identifikuar në 14 shtete afrikane, ndërsa variant Beta, i identifikuar fillimisht në Afrikën Jugore, në 25 shtete.

OBSH-ja ka thënë se nuk ka afat kohor të saktë se kur do të jenë të qasshme më shumë vaksina, por ka nevojë urgjente për to. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kalo në kategori