LAJMI I FUNDIT:

OBRM për Maqedoninë u takuan me qytetarët e Tetovës

OBRM për Maqedoninë u takuan me qytetarët e Tetovës

Koalicioni OBRM për Maqedoninë ka mbajtur takime me qytetarët e Tetovës. Ljube Boshkoski, Ljubço Georgievski dhe Stojançe Angellov bashkëbiseduan me qytetarët e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bartësi i listës, Zoran Vellkov, ish-pilot i ARM-së që ka marrë pjesë në luftimet e vitit 2001, konsideron se ndotësi më i madh i Tetovës është deponia në hyrje të qytetit.

Pjesë e fushatës së tyre është edhe zgjidhja e çështjes së nxënësve të gjimnazit të Tetovës, si edhe disa investime infrastrukturore, përfshirë organizimin territorial të vendit, ku fshatrat shkatërrohen për qytetet./Telegrafi/