LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev të marrë guxim dhe të del në debat

OBRM-PDUKM: Zaev të marrë guxim dhe të del në debat

Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “nuk është trimëri ta ndryshosh emrin, Kushtetutën dhe gjuhën e Maqedonisë, por frikë. Zaev duhet të merr guxim dhe të del në debat”.

“Zoran Zaevi i përsërit të njëjtat gënjeshtra gjithkund, dhe nuk ka argumente për humbjen e identitetit institucional, kulturës maqedonase, historisë dhe traditës”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së Zoran Zaevi në mungesë të argumenteve për marrëveshjen me Greqinë iga debata duke e ditur se nuk ka se si t’i mbrojë, sipas OBRM-PDUKM-së shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.


“Marrëveshja është kapitulluese, me atë heqim dorë nga të gjithë maqedonasit dhe nga gjithçka që është maqedonase dhe për këtë shkak për OBRM-PDUKM-në kjo marrëveshje, as është, dhe as që do të jetë e pranueshme”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Zaevi në mënyrë manipulative i ndërlidh euro-integrimet e Maqedonisë me pranimin e marrëveshjes kapitulluese dhe, siç thonë ata, ndryshimin e emrit.

“Zaevi dhe karteli i tij nuk kanë asnjë e nga vlerat evropiane, ndërsa referendumi për ndryshimin e emrit të shtetit e shfrytëzojnë që ta fshehin vjedhjen milionëshe që momentalisht ndodh në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Policia e Shtetit i del në ndihmë një turisti ukrainas në Borsh, kishte shkuar larg duke notuar

Policia e Shtetit i del në ndihmë një turisti ukrainas në Borsh, kishte shkuar larg duke notuar

Lajme
“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Kalo në kategori