LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë masë anti-krize në Maqedoni

OBRM-PDUKM: Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë masë anti-krize në Maqedoni

Pas lajmit se qeveria e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të publikoj disa masa anti-krizë për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza energjetike dhe ushqimore, partia opozita maqedonase OBRM-PDUKM, ka lëshuar një deklaratë për media.

Sipas tyre, masa më e madhe dhe më e mirë kundër krizës së shkaktuar nga kjo qeveri e paaftë, është dorëheqja dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Vetëm një qeveri e përgjegjshme dhe e përkushtuar, e përbërë nga profesionistë dhe njerëz të ndershëm që do të japë rezultate dhe që do të tregojë se nuk ka të paprekshëm dhe se krimi në pushtet do të sanksionohet ashpër dhe me drejtësi është opsioni që do të sjellë shpresë të re. Prandaj i bëjmë thirrje LSDM-së që në vend që të përdor marifete të papërgjegjshme marketingu për të ndihmuar gjoja Maqedoninë e kapur nga krimi, më në fund të tregojë virtyt e ndërgjegje dhe të njohë paaftësinë dhe inatin e sherifëve të tyre përmes institucioneve të pushtetit shtetëror. Do të jetë projekti më i mirë i kësaj qeverie të paaftë që mund ta bëjë pas pesë vitesh grabitje brutale të vendit”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.


Ndryshe, nga dita e sotme të gjitha çmimet që “u ngrinë” përkohësisht nga ministria e ekonomisë, u kthyen sërisht siç ishin përpara dy muajve dhe produktet ushqimore sot nëpër markete ishin dukshëm më të shtrenjta se në ditën e djeshme.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori