LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria pa turp i keqpërdor integrimet e Maqedonisë që ta arsyetojë marrëveshjen kapitulluese

OBRM-PDUKM: Qeveria pa turp i keqpërdor integrimet e Maqedonisë që ta arsyetojë marrëveshjen kapitulluese

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, partia opozutare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “Zoran Zaev dhe LSDM-ja filluan fushatën për referendumit për marrëveshjen kapitulluese, ndërsa turpërohen të cekin fjalë për mbrojtjen e Kushtetutës, historisë, traditës. Nuk ka dëshmi më të mirë kur Zaevi u pajtua të pranojë vijat e kuqe greke ku fshihet emri i Republikës së Maqedonisë dhe fshihet identiteti maqedonas. Zaev hesh rreth asaj se si do të quhet shteti nëse kalon referendumi, dhe a do të ketë pakicë maqedonase në Greqi”.

Ata thonë se Zaevi dhe LSDM-ja pa turp keqpërdorin integrimet e Maqedonisë që të arsyetojnë marrëveshjen kapitulluese të cilën, sipas OBRM-PDUKM-së, heqin dorë nga gjithçka që është maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Karteli në Qeveri përpiqet t’i manipulojë qytetarët se puna e tyre kriminale është punë e standardeve evropiane. Që ta arsyetojnë përkrahjen e dobët të cilën e marrin në përpjekjen e tyre ta ndryshojnë emrin, Kushtetutën, identitetin, kombësinë, kulturën dhe historinë, LSDM-ja filloi të përçmojë qytetarët dhe t’i ndajë në qytetarë pro-evropian dhe anti-evropian”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se marrëveshja e dëmshme dhe e turpshme me Greqinë e shfaq si vlerë evropiane dhe se për LSDM-në heqja dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë janë vlerë evropiane.


Ata shtojnë se qytetarët e Maqedonisë nuk janë kundër NATO-s, ata përkrahin euro-integrimet e Maqedonisë, por sipas OBRM-PDUKM-së nuk përkrahin kriminalitetet e LSDM-së dhe shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

“Maqedonia do të fillojë drejt BE-së dhe NATO-s kur karteli i udhëhequr nga Zoran Zaevi dhe LSDM-ja do të ikin nga qeverisja dhe kështu mund të arrihen vlerat evropiane”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke ju bërë thirrje qytetarëve në marshin protestues që do të ndodhë sot në Kërçovë në ora 13:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori