LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM pret përkrahje nga partnerët e koalicionit për referendumin

OBRM-PDUKM pret përkrahje nga partnerët e koalicionit për referendumin

OBRM-PDUKM sot ka vazhduar konsultimet për referendumin e paralajmëruar në lidhje me kornizën negociuese për anëtarësim.

Lideri i partisë, Hristijan Mickoski, në kuadër të konsultimeve, po zhvillon takime edhe partnerët e koalicionit, prej të cilëve pret që ta mbështesin iniciativën për referendum, raporton KlanM.

“Gjatë ditës së sotme po mbahen takime nga ana e kryetarit të OBRM-PDUKM-së Mickoski dhe udhëheqësisë partiake me përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit. Nga këto takime presim konfirmim të mbështetjes për deklarimin e qytetarëve në referendum në lidhje me kornizën negociuese në kontekst të Marrëveshjes me Bullgarinë. Riafirmim të atij qëndrimi, riafirmim të mbështetjes në përgjithësi për të qëndruar në koalicion me OBRM-PDUKM-në”, tha Brane Petrushevski, deputet i opozitës maqedonase.


Deputeti Brane Petrushevski gjatë konferencës së sotme për media, tha se gjithë deputetët e koalicionit të opozitës maqedonase, qëndrojnë pas deklaratës së Mickoskit sa i përket referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese.

“Edhe unë si deputetë i OBRM-PDUKM-së dhe gjithë grupi parlamentare qëndrojmë pas deklaratës së djeshme të kryetarit se, ndryshimet kushtetuese nën një diktat të këtillë bullgar janë çështje e kryer për ne dhe nuk do të lejojmë të ndodhë ajo”, u shpreh Petrushevski.

Mickoski dje deklaroi se do të largohet nga politika, nëse ndonjëri prej deputetëve të OBRM-PDUKM-së voton për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, që është kusht për hapjen e klasterit të parë të negociatave me BE-në.

Kujtojmë se, pas votimit të propozimit francez, gjë që i hapi rrugë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësim me BE-në, OBRM-PDUKM paralajmëroi referendum për pranimin e kornizës negociuese së bashku me marrëveshjen bilaterale për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Por, deri më tani nuk janë shpalosur detajet se si do të jetë pyetja e referendumit dhe si do të zhvillohej ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori