LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nuk ka kushte për kthim në Kuvend

OBRM-PDUKM: Nuk ka kushte për kthim në Kuvend

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot u kthyen në Kuvendin e Maqedonisë për të marë pjesë në fjalimin e sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, por paralajmëruan se edhe më tej mbeten me qëndrimin se nuk ka kushte demokratike për pjesëmarrje në punën e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev deklaroi se qëndrimi i partisë në lidhje me këtë çështje është i njohur dhe se nuk mund të kthehen në Kuvend pa pasur normalizim të dialogut politik në vend.

“Kemi gjendje në të cilën nuk ka liri në Maqedoni, opozita është nën përndjekje, ndërsa dhjetëra njerëz të pafajshëm janë në burg. Ne apelojmë që kjo përndjekje politike duhet të përfundojë, të ndërpritet dhe të ketë normalizim të dialogut politik në Maqedoni, por Qeveria dhe shumica parlamentare janë ata që e kanë përgjegjësinë”, tha Gjorçev.


Partia më e madhe opozitare nga mesi i muajit dhjetor nuk merr pjesë në punën e Kuvendit të Maqedonisë, pasi që më herët, gjashtë deputetë të kësaj partie u arrestuan për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori