LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM nuk e konteston mandatimin e Zaevit

OBRM-PDUKM nuk e konteston mandatimin e Zaevit

Nikolla Todorov anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, ka deklaruar se përpjekjet e qytetarëve për ruajtje të unitaritetit të Maqedonisë dhanë fryt, ngase sot u dhanë garancitë se nuk do të shkatërrohet karakteri unitar i Maqedonisë multietnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I tërë opinioni ishte dëshmitarë i mashtrimit post-zgjedhor, e shndërruar në Platformën e Tiranës e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe OBRM-PDUKM. Edhe pse fituam në zgjedhje. LSDM-së i ofruam që të heq dorë nga Platforma dhe ne do t’i japim përkrahje për formim të Qeverisë. Kjo nuk ndodhi. Sjellja e papërgjegjshme e LSDM-së ka kulminuar me dhunën politike gjatë tentimit për të zgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit”, tha Todrov, raporton SHENJA, i cili shtoi se “nëse Zaev do të mirte guximin më herët të heq dorë nga Platforma e Tiranës, deri tani do të ishin debllokuar të gjithë proceset dhe do të kishim edhe zgjedhje lokale.

“Nga sot e më tutje edhe LSDM dhe Zaev kanë përgjegjësi e plotë dhe nga ato varet formimi i Qeverisë së re. Zoran Zaev është mandatari i parë i cili nënshkruan se nuk do t’i shkel interesat më të mëdha të shtetit. OBRM-PDUKM e di se vlen fjala e Zaevit. Për këtë shkak OBRM do të ndjek me kujdes punën e tij dhe nuk do të lejoj që çfarëdolloj arsye të heq dorë nga garancitë të cilat i ka dhënë”, tha mes tjetrash Todorov. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori