LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk po bën asgjë për problemin e ndotjes së ajrit

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk po bën asgjë për problemin e ndotjes së ajrit

OBRM-PDUKM-ja ka akuzuar LSDM-në se nuk po bën asgjë për problemin e ndotjes së ajrit. Ata thonë se LSDM-ja po të kishte pasur dijeni për të zgjidhur problemin me cilësinë e ajrit, do ta bënin në komunat në të cilat janë në pushtet në Strumicë dhe Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja nuk ka blerë as edhe një autobus dhe pastaj thonë se në rrugët e Shkupit lëvizin autobus më të vjetër se 25 vite të cilët e ndotin ajrin. Sot janë blerë 300 autobus për Ndërmarrjen e transportit publik dhe tani qytetarët e Shkupit lëvizin me autobusë të ri, modern dhe të rehatshëm. LSDM-ja nuk ka bërë asnjë bulevard në Shkup, ndërsa sot janë rindërtuar bulevardet “Ilinden”, “Teodosij Gologanov”, “Boris Trajkovski” dhe disa rrethrrotullime të cilët e përmirësojnë trafikun e qytetit”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre kur LSDM-ja e ka pasur mundësinë të investojë në Shkup, nuk ka bërë asgjë./Telegrafi/