LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Kritikat e LSDM-së janë shprehje e nekrofilisë

OBRM-PDUKM: Kritikat e LSDM-së janë shprehje e nekrofilisë

Partia qeveritare e OBRM-PDUKM-së ka dalë me reagimin për kritikat e LSDM-së se me paaftësi ka reaguar për ndihmën e zonave të përmbytura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Opinioni e di se në shkurt të 2016 se në seancat e Këshillit të Gazi Babës kanë kërkuar që të subvencionohet pastrimi i kanalizimeve për ujëra të zeza në Komunë dhe nuk kanë votuar për vendimin. Para kamerave aktrojnë shqetësuesin dhe humanistin, kurse pas kamerave LSDM ka votuar kundër ndihmës së qytetarëve.

Ky spekulim i turpshëm politik për interesat e të cilëve punojnë edhe fabrikat e LSDM-së, nuk kalon në mesin e qytetarëve. Askush më nuk i beson LSDM. Banorët e zonave të përmbytura dhe të gjithë vullnetarët janë të vetëdijshëm se të gjitha institucionet janë 24 orë në terren, situata është përmirësuar dhe se pagesa e paradhënies do të jetë pjesë e ndihmës që këta njerëz do ta marrin, thuhet në deklaratë.


OBRM-PDUKM theksoi se të prekurit në rajonet e përmbytura do të marrin kompensim të plotë tashmë veç sa ka filluar të realizohet.

Llogaria për nekrofili e LSDM-së do të vendoset në zgjedhjet e para të ardhshme, të cilat do të mbledhin guximin për të dalë dhe për t’u përballur ballë për ballë me qytetarët, për të mos ikur pa kokë nga zgjedhjet si deri më tani’, thuhet nga partia në pushtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori