LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja i vendosi emër të ri Kryeministrit Zaev

OBRM-PDUKM-ja i vendosi emër të ri Kryeministrit Zaev

“Karteli në krye me Kote Zaev nuk kanë ideja dhe vizion për shtetin. Më shumë se një vit, lavdërohen dhe prezentojnë projektet e OBRM- PDUKM-së. Rruga Rankovcë – Kriva Pallankë është projekt i OBRM-PDUKM-së, me mjete të siguruara dhe me nisjen e punimeve në vitin 2015”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

“Rruga Rankovcë – Kriva Pallankë është 26 kilometra dhe fillimi i punimit të saj ishte e ndarë në dy periudha. LSDM-ja në vend që të mburret me projektet që i ka siguruar dhe nisur tjetërkush, duhet t’ju përgjigjet qytetarëve se ku janë 600 kilometrat e premtuara për autostradën e re dhe 550 kilometrat në rrugët magjistrale.

Qytetarët nuk mund të manipulohen. Qytetarët e dinë se kush, dhe sa ka bërë për Republikën e Maqedonisë. Me LSDM-në fundoset shteti.

Më shumë se një vit Maqedonia ka ngecur në planin infrastrukturor. Dhjetëra autostrada dhe rrugë të cilët ishin në ndërtim e sipër nga koha e OBRM-PDUKM-së ishin të ndaluara pa arsye për 1 vjet me radhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja nuk ka kapacitet për të krijuar dhe ndërtuar. I vetmi projekt i LSDM-së në që bëri në fushën e infrastrukturës është organizimi i valles në autostradën që e ndërtoi OBRM-PDUKM-ja.

Një vit ishtë mjaftueshëm për qytetarët e Maqedonisë që të shohin se si duket shteti kur qeverisë LSDM-ja. Bllokim, stagnonim, mos pasje të ideve. Republika e Maqedonisë nuk duhet të vazhdojë me qeverisje të tillë. Shteti duhet të kthehet rrugën për prosperitet. LSDM-ja dhe Kote Zaev duhet të shkojnë, që Maqedonia të fitojë” thuhet më tej në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/