OBRM-PDUKM-ja marrëveshjen me Greqinë e konsideron si gjenocid modern
Zoran Zaev dhe karteli i tij kriminal me të cilin udhëheq, e pruan Replikën e Maqedonisë në pozicion të varur, theksojnë në deklaratën e OBRM-PDUKM-së. Gjithashtu thuhet se marrëveshja e kapitullimit që e ka nënshkruan Zoran Zaev është ofendues për të gjithë shtetin.
“E vërteta e parë është se identiteti nuk është ruajtur. Zoran Zaevi e fshiu termin Maqedoni. Kryeministri Alexis Tsipras deklaroi se marrëveshja nuk pranon ekzistencën e nacionalitetit maqedonas, kurse Zaevi nuk e mohoi këtë gjë. Kjo marrëveshje është gjenocid modern. Zoran Zaevi e kufizon gjuhën dhe identitetin, që është në kundërshtim me Konventat ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Nga partia opozitare deklarojnë se Zoran Zaevi i kë nënçmuar institucionet e shtetit dhe ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe procedurat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ratifikimi i marrëveshje në Kuvend pa diskutim në Komisionin për Çështje të Jashtme është në kundërshtim me procedurat dhe paraqet keqpërdorim të flamurit evropian. Zaevi mbrëmë pranoi se marrëveshja parasheh edhe ndryshimin të letërnjoftimeve, pasaportave, ndryshim të gjithë gjithë institucioneve që mbajnë emrin Maqedoni/maqedonase. Marrëveshja e kapitullimit nuk do të sjellë jetë më të mirë në shtet, shteti po fundoset për shkak të pa aftësisë së Qeverisë, kurse gjenocidi modern do të mbahet mend”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM-ja, duke theksuar se marrëveshja me Greqinë obligon vetëm Maqedoninë dhe se Maqedonia është pala e humbur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025