LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM akuzon Ljupço Kocevskin për mosaktivizimin e Prokurorisë

OBRM-PDUKM akuzon Ljupço Kocevskin për mosaktivizimin e Prokurorisë

“Gjashtë muaj Prokuroria Publike është në gjumë dimëror dhe për 6 muaj nuk ka inicuar asnjë rast për krim dhe korrupsion serioz për LSDM-në dhe BDI-në”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Partia në pushtet drejton gishtin tek Prokurori Publik Republikan, Ljupço Kocevski, për të cilin thonë se në vend që ta bëjë punën e tij, ai vazhdon me arsyetimet.

“Ljupço Kocevski është përgjegjës për moskryerjen e punës së prokurorëve. Vetëm ai dhe prokurorët e zgjedhur në Strumicë dhe Zajas mund të mos veprojnë pas pohimeve për krime në REK Manastir, EMV, MEPSO, TEC Negotinë, Lotaria Shtetërore, NPRRSH, MSH dhe institucione tjera ku madje edhe mediat publikuan pohime për krime milionëshe”, tha Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM.


Ai shtoi se “Prokuroria Publike, në krye me Lupço Kocevskin, në vend që të sanksionojë krimin, funksionon si ombrellë e tij, kjo duhet të ndryshohet. Prokuroria të fillojë ta bëjë punën. Qytetarët presin drejtësi dhe sundim të së drejtës.”

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori