OBRM-Partia Popullore: Qytetarët ta kenë mundësinë ''Nuk votoj për askënd''

OBRM-Partia popullore ka propozuar që në listën e votimit, përveç shënimeve standarde të vërtetuara me ligj për formën dhe përmbajtjen, ku shënohet emri dhe logoja e partisë, përfshi koalicionet, të ketë hapësirë edhe për një mundësi tjetër votimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti propozon që fletëvotimit t'i shtohet pjesa, ''Nuk votoj për askënd''.
Partia e Ljupço Georgievskit konsideron se kjo mundësi do të tregojë se sa është numri i qytetarëve që nuk besojnë në ndonjë mundësi politike, dhe paraqet një mundësi për t'i ikur mundësisë për t'u shënuar sikur nuk kanë votuar.
OBRM-Partia popullore e bazon këtë kërkesë në praktikën e zbatuar në shumë vende të Evropës dhe të botës./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































