OBRM-Partia Popullore: Në asnjë rast nuk pranojmë mohimin e plotë të Korridorit 8

Partia OBRM-Partia Popullore e Ljupço Georgievskit ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të autoriteteve ekzekutive në lidhje me projektin e Korridorit 8.
Nga OBRM-Partia Popullore thonë se janë të gatshëm t ë pranojnë ndryshime në projekt, por assesi nuk pranojnë anulimin e plotë të projektit në fjalë.
“Korridori 8, pra lidhja hekurudhore e Maqedonisë së Veriut dhe infrastruktura e plotë në rrugën Shqipëri-Bullgari, ka qenë një përcaktim strategjik i Maqedonisë së pavarur që në fillimet e demokratizimit dhe krijimit të saj. Bartësi kryesor politik i këtij korridori ishte pikërisht partia OBRM-PDUKM me nënshkrimin e saj në vitin 2002. Përfundimi i Korridorit 8 do të thotë plotësimi i peshës reale të rëndësisë gjeostrategjike të vendit tonë.
Në të njëjtën kohë, është një mundësi e paparë për zhvillimin ekonomik të vendit, sepse përfaqëson jo vetëm një lidhje ekonomike me Bullgarinë, por edhe një lidhje me Turqinë si dhe gjithë Lindjen e Mesme, një lidhje me Rumaninë, Ukrainën si zonën post-sovjetike.
Nga lindja nuk paraqet vetëm lidhje me Shqipërinë, por është rruga më e shkurtër për në të gjithë Evropën Jugore dhe Afrikën Veriore.
OBRM-Partia Popullore shpreh keqardhjen që “udhëheqësit” e sotëm të Maqedonisë, për shkak të rinisë së tyre, nuk e kujtojnë se Maqedonia në fillim të viteve të 90-ta ishte viktimë e embargos që përjetuam në korridorin “Veri-Jug” dhe që në atë moment ne u shpëtuan si vend falë korridorit “Lindje-Perëndim”. Prandaj OBRM-Partia Popullore konsideron se anulimi politik i këtij projekti është i barabartë me diversionin e pavarësisë së shtetit maqedonas.
Sa i përket pjesës tekniko-financiare të vërejtjeve të qeverisë aktuale, besojmë se sigurisht që ka vend për të përmirësuar trasenë, që në fakt është ndryshuar disa herë, si dhe për të reduktuar financat që do të shpenzohen për përfundimin e hekurudhës. Të gjitha ndryshimet pozitive në aspekt tekniko-financiar nga OBRM-Partia Popullore do të jenë të mirëpritura, por në asnjë rast nuk mund të pranohet mohimi i plotë i Korridorit 8”, thonë nga OBRM-Partia Popullore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës