LAJMI I FUNDIT:

Objektivi tjetër i Izraelit do të jetë Turqia, thotë Erdogan

Objektivi tjetër i Izraelit do të jetë Turqia, thotë Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se operacionet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në territoret palestineze dhe Liban mund të synojnë së shpejti Turqinë.

“Ndërsa Izraeli po kryen sulme terroriste në Liban, ai bën çdo lloj provokimi për të tërhequr vendet e rajonit në zjarrin e tij”, ka thënë Erdogan më 1 tetor gjatë fjalimit të tij për rihapjen e parlamentit pas një pushimi dy mujor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Presidenti turk paralajmëroi se veprimet e Izraelit mund të shtrihen më tej, duke synuar përfundimisht Turqinë.


“Pas Libanit, vendi tjetër [që Izraeli] do t’i drejtojë sytë, ju them qartë, kah atdheu ynë… Ëndrrat e [kryeministrit Benjamin] Netanyahu përfshijnë Anadollin”, citohet të ketë thënë më tej ai.

“Sido që të jetë kostoja, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë kundër Izraelit dhe të ftojë botën në këtë qëndrim. Turqia do të bëjë çmos për të krijuar një front njerëzor”.

Erdogan kritikoi gjithashtu ata që avokojnë që Turqia të mbetet neutrale në tensionet në rritje.

“Ne jemi përballë një rrjeti pushtues që synon të hedhë në zjarr të gjithë rajonin. Askush me një grimë ndërgjegje nuk mund të heshtë përballë një rrjeti të tillë”.

Ndërkohë, Erdogan rinovoi thirrjen e kahershme të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për një kushtetutë të re.

“Nevoja për një kushtetutë të re dhe civile po bëhet gjithnjë e më evidente”, tha ai.

Siç vënë në pah mediat, thirrja për një kushtetutë të re përballet me pengesa pasi bllokut qeverisës i mungon shumica e nevojshme parlamentare për të avancuar propozimin.

Për ta çuar procesin në referendum, do të duhej mbështetje nga më shumë se 30 deputetë të opozitës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Amerika
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Evropa
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Azia
Kalo në kategori