LAJMI I FUNDIT:

Obama bën humor në llogari të Trumpit: Ai është i obsesionuar me madhësinë

Obama bën humor në llogari të Trumpit: Ai është i obsesionuar me madhësinë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka bërë pak humor në llogari të ish-presidenti dhe njëherit kandidatin republikan Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Konventën Nacionale të Demokratëve.

Obama tha se Trump “çuditërisht është i obsesionuar me madhësinë (e publikut)”, duke bërë gjestikulacione me duar – duke treguar madhësi të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Obama renditi disa nga ‘kritika’ më të zakonshme të Trump, duke përfshirë “pseudonimet fëmijërore, teoritë e çmendura konspirative” dhe “këtë obsesion të çuditshëm me madhësinë e turmës”.


Në fillim të këtij muaji, Trump pretendoi në mënyrë të rreme në një seri postimesh, se nënpresidentja Kamala Harris përdori inteligjencën artificiale për të bërë të dukej sikur më shumë njerëz ishin të pranishëm në tubimet e saj.

Duke folur për obsesionin e Trump me madhësinë, Obama i largoi duart më pas i afroi, veprim ky që nxiti të qeshura nga audienca. /Terlegrafi/