LAJMI I FUNDIT:

OAK paraqet propozimet konkrete për partitë politike

OAK paraqet propozimet konkrete për partitë politike

Paraqitja e propozimeve konkrete për partitë politike për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, mospërkrahja e duhur për bizneset nga ana e shtetit, paraqitja e propozimeve të OAK-së për zhvillim ekonomik si dhe prioritetet që duhet të ketë Qeveria e ardhshme ishin çështjet kryesore të cilat u trajtuan në kuadër të konferencës për media të mbajtur sot nga Oda e Afarizimit të Kosovës.

“Në kuadër të kësaj konference Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), ka paraqitur disa nga propozimet në mesin e të cilave përfshihen subvencionimi i pagave për të punësuarit e bizneseve nga pandemia, krijimi i arkës “PATRIOT”, subvencionimi i eksportit me 10% të shumës së eksportuar dhe ulja e normës bazë të interesit të Bankës Qendrore në 1.7% në mënyrë që bankat komerciale të kenë mundësi që të ulin kamatat e tyre”, thuhet në njoftim.

OAK ka theksuar se përderisa bëjmë thirrje që duke qenë afër zgjedhjeve parlametare dhe duke vlerësuar gjendjen shumë të vështirë ekonomike dhe sociale në terren, partitë politike të marrin për bazë këto propozime të OAK-së me qëllimin e vetëm, për një mirëqenie më të mirë, ruajtje të vendeve të punës, dhe zhvillim ekonomik të vendit.


Vetëm trajtimi i këtyre çështjeve me prioritet mund të lehtësoj sado pak situatën ekonomike të krijuar në vend.

Më poshtë janë të paraqitura disa nga prioritet kryesore të cilat duhet të marrë parasysh Qeveria e ardhshme e cila do të vijë në pushtet në mënyrë që të përkrahen bizneset dhe ekonomia e vendit:
– LIGJI PËR TREGTI TË BRENDSHME
– LIGJI PËR FALIMENTIM
– LIGJI PËR MINIERA DHE MINERALE
– TË KRIJOHEN OFERTA PËR BIZNESIN
– LIGJI I PUNËS
– LIGJI PËR PUSHIMIN E LEHONISË
– LIGJI MBI TVSH: TVSH TË PAGUHET BRENDA VENDIT NË INKASIM DHE JO NË FATURIM
– INSTITUCIONET TË PËRKRAHIN MË SHUMË PRODHIMIN VENDOR
– TË LOBOHET QË KOSOVA TË JETË ANËTARE E INTERNATIONAL ROAD TRANSPORT (TIR) dhe CEMT
– TË HIQET TAKSA E DYFISHTË PËR BIZNESET E PESHKUT ACIDI FOLIK DHE HEKURI
– TË NDRYSHOHET METODA E SUBVENCIONIMIT
– PROBLEMET ME BANKAT KOMERCIALE
– KOSOVA TË LARGOHET NGA CEFTA SI UNMIK DHE TË APLIKON SI REPUBLIKË E KOSOVËS
– TË KRIJOHET URGJENT GJYKATA EKONOMIKE
– LIRIMI I PLOTË I LËNDËS SË PARË DHE PAJISJEVE PËR PRODHIM
– KOSOVA TË BËHET PJESË E ATA CARNET
– TË KOMPLETOHEN TË GJITHA PARQET INDUSTRIALE ME INFRASTRUKTURË
– LIGJI PËR LOBIM
– RËNDËSIA E AFTËSIMIT PROFESIONAL DHE BASHKËPUNIMI MES BIZNESEVE DHE MINISTRISË SË ARSIMIT

Përderisa propozimet e OAK-së për mbështetje të bizneseve përfshijnë:

-Të subvencionohen pagat për të punësuarit e bizneseve të goditura nga pandemia, jo më të ulëta se 220€ në muaj ose 70% të pages
– Krijimi i arkës “PATRIOT”, ku çdo produkt vendor subvencionohet në dalje (në market) me 10 % ulje nga TVSH;
– Të subvencionohet eksporti me 10 %, të shumës së eksportuar;
-Deklarimi dhe pagesa e TVSH-së të bëhet çdo tre muaj si rezultat i mosfunksionimit të Gjykatave dhe mosekzistimit të Ligjit për Falimentim dhe vonesave të mëdha të pagesave nga ana e debitorëve çoftë privatë apo publik
– Të zvogëlohet tarifa nga 1 – 3 % në 0.25 % e shumës së paguar nga qytetarët në biznese nëpërmjet posave
– Të iu mundësohet marrja e kredive për investime afat mesme më grejs periudhë minimum 12 muaj dhe me kamata vjetore nën 3% duke shfrytëzuar fondin për garancione të kreditore
– Ulja e normës bazë të interesit të Bankës Qëndrore në 1.7% në mënyrë që bankat komerciale të kenë mundësi që të ulin kamatat e tyre;
– Investitorët që aplikojnë për statusin e investitorit strategjik të trajtohen me prioritet nga Qeveria, pasiqë deri më tani kanë kaluar procedurat vetëm 2, nga dhjetëra aplikime që janë bërë për këto 3 vite. Kujtojmë që miliarda euro janë ende në pritje për trajtim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori