LAJMI I FUNDIT:

OAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë

OAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë

Rritja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes të bizneseve, eliminimi i barrierave të panevojshme që po ndodhin ishte qëllimi i takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Me këtë rast u nënshkrua edhe memomarandumi në mes të dy odave, bën të ditur OAK përmes një komunikate për media.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi prezantoi Odën dhe misionin e saj, duke theksuar që OAK është e interesuar që të rrisë bashkëpunimet për zgjidhjen e problemeve të ndërsjella. Krasniqi theksoi se është e rëndësishme që Kosova të merr shembuj nga praktikat më të mira, se si funksionojnë sektorët e caktuar në Shqipëri.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka, përgëzoi OAK-në për nismën që e kanë ndërmarr për përkrahjen e bizneseve duke theksuar që inkurajon dhe vlerëson në maksimum vullnetin e mirë dhe dëshirën për të ndihmuar bizneset dhe për të lobuar për interesat Kosovë -Shqipëri. Gjithashtu, krijimi i një lëvizje të përbashkët shqiptare është e domosdoshme për zgjidhjen e shumë probleme theksoi më tutje Jaka.


Të dy palët theksuan që është shumë e rëndësishme që të lobojmë për interesa kombëtare, duke bashkuar vullnetet dhe forcat.

Ishte dakordim i përbashkët se është e domosdoshme dhe parimore të gjejmë zgjidhje në mënyrë që të ecim të unifikuar drejt qëllimeve të përbashkëta.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari Skënder Krasniqi, Sekretari Diamant Elshani, Anëtari i bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Rreze Cana.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë u përfaqësua nga: Kryetari Nikolin Jaka, Keshilltari Bashkim Sykja, dhe zyrtaret Aris Tasho dhe Edlira Prenga. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori