Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), këtë vit ka mbajtur Kuvendin Rregullt të Punës, ndryshe nga herat e tjera në formë virtuale, me ç’rast u prezentuan aktivitetet e OAK-së, të arriturat, çështjet e zgjidhura dhe trajtuara si dhe raporti financiar për vitet 2019 dhe 2020. Me këtë rast u diskutuan edhe prioritetet dhe planifikimi i buxhetit për vitin 2021.
Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Oda e Afarizmit të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarësinë ka punuar shumë në përmbushjen e vizionit dhe qëllimeve të OAK-së, si lider në përfaqësimin e interesave të biznesit përmes rrjetëzimit, këshillimit, ofrimit të shërbimeve dhe avokimin e çështjeve me interes të tyre.
Hapja e Kuvendit u bë nga Koordinatoria Qëndresa Ibrahimi, e cila falënderoi anëtarësinë për përkrahjen e tyre të vazhdueshme, duke theksuar që OAK nuk mund të arrinte këto suksese pa përkrahjen, mirëkuptimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të bordit dhe anëtarësisë, pavarësisht gjendjes në të cilën gjendemi.
Në fjalën e rastit, Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi falënderoi bizneset për prezencën e tyre në Kuvendin e Punës, i cili ndryshe nga herat e tjera u organizua në mënyrë virtuale.
Krasniqi shtoi që pa u ndikuar nga situata me të cilën përballemi si rezultat i pandemisë globale, OAK vazhdoi aktivitetin e saj duke adresuar kërkesa në mënyrë që të lehtësohet tejkalimi i stuatës së krijuar. Ai u fokusua tek çështjet e zgjidhura me sukses, siç është ulja e TVSH-së në turizëm dhe hoteleri nga 18% në 8%, lirimi i lëndës së parë nga TVSH – ja edhe në blerjet brenda vendit jo vetëm deri në vitin 2021 por deri më 2028, lirimi nga pagesa e rentës minerare për periudhën janar- maj 2021, shtimi i sipërfaqës për shfrytëzim të tokave nga 5 ha në 20 ha si dhe shfrytëzimi i tokave bujqësore nga 5 vite deri në 20 vite.
Kryetari i OAK-së duke shprehur mirënjohje për anëtarët dhe bashkëpunëtorët, poashtu theksoi që ndër prioritetet e OAK-së gjatë këtij viti do të përfshihen subvencionimi i eksportit, subvencionimi i prodhimit vendor, krijimi i ofertës për investime dhe harmonizimi i ligjeve mes tyre.
E Sekretari i Përgjithshëm i OAK-së Diamant Elshani falënderoi të gjitha bizneset për prezencën dhe njëkohësisht shtjelloi të gjitha çështjet të cilat tashmë oda ka zgjidhur, ato aktuale për të cilat është duke lobuar si dhe paraqiti proritetet e OAK-së për vitin 2021.
Përgjatë këtij Kuvendi të Rregullt të Punës së Odës së Afarizmit të Kosovës, bizneset anëtare patën mundësinë që të diskutojnë dhe të japin sugjerimet e tyre për pikat se ku duhet të fokusohemi gjatë këtij viti.
Njëherazi këto të fundit falënderuan OAK-në për punën dhe përkrahjen të cilën e ka ofruar për bizneset që nga themelimi i saj, e veçanarisht në këtë periudhë të pandemisë, që ishte më se e domosdoshme.
Gjithashtu, gjatë këtij Kuvendi u prezantua planifikimi i aktiviteteve për 2021, ligjet aktuale në të cilat OAK është duke dhënë kontribut si dhe propozim buxheti për vitin 2021 që OAK planifikon të sjell përmes planit të punës.
Me këtë rast nënkryetari i OAK-së Arsim Selmonmusaj propozoi që të votohet buxheti për 2021 online dhe konfirmimi të dërgohet përmes e-mailit.
Për më tepër OAK është e fokusuar në misionin e saj për promovimin dhe shërbimin e komunitetit të biznesit, OAK vlerëson që komuniteti i biznesit është promotori kryesor për rritje dhe zhvillim ekonomik, andaj si i tillë duhet të ndihmohet dhe përkrahet shumë më shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës